Shumë personazhë të huaj kanë dhënë mbështetjen e tyre në rastin e koklavitur të futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndër to edhe ylli i futbollit Ronaldo duke realizuar shqiponjën dykrenare me duar.

Maks Isufi, një kosovar i cili ka në pronësi një klab nate në Londër ka pasur fatin të ishte pranë tij kur ka realizuar foton.

ronaldo

Maks shprehet për një media kosovare që nuk i rezistoi dot vizitës së Ronaldos në biznesin e tij pa këmbyer një bisedë të shkurtër dhe foto.

Ronaldo ka thënë se e njeh Kosovën dhe Shqipërinë pasi ka qenë një herë aty si ambasador i organizatës UNICEF.

Ndërkohë ai shton se është mirëpritur shumë mirë dhe kjo i ka lënë mbresa të veçanta.

Madje ai e ka demostruar vetë simbolin e shqiponjës dykrenare pasi ishte i informuar për të.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)