Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi sot fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë. Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.

Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, po nuk e solle... Miq duartrokitje për Ronelën”.’, u shpreh ai

Risia e këtij edicioni ishte vendi i tretë të cilin e ndanë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

“Këtë çmim ia dedikojmë Shkodrës” ishin fjalët e tyre.

2/6