Rooney, lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës

Rooney, lojtar-trajner te Derby County nga janari i 2020-ës

Dëshira e Rooney është që pasi të përfundojë karrierën si futbollist të bëhet trajner dhe Derby i ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar në një farë mënyre edhe profesionin e trajnerit pa varur ende këpucët në gozhdë.

Një mundësi e shkëlqyer kjo për Rooney që do të fitojë eksperiencë nga bashkëpunimi me Philip Cocu dhe do të jetë gati për të qenë trajner i parë një skuadre në momentin që do t’i thotë stop futbollit të luajtur. Rooney ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Derby dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojë 100 mijë paund në javë dhe rreth 8 milionë paund për 18 muaj. 33-vjeçari i cili te Derby do të mbajë veshur fanellën me numër 32 u shfaq shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re duke falenderuar presidentin Mel Morris për mundësinë që i dha ndërkohë që u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Philip Cocu.

Pas firmës Rooney do të rikthehet te DC United dhe do të tentojë deri në fund të këtij viti të fitojë një trofe në MLS me skuadrën nga Washingtoni.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin