ROSKOVEC- Festivali “Roma Romale 2026” mblodhi 9 grupe kulturore nga qytete të ndryshme të vendit si dhe nga Maqedonia e Veriut, të cilët performuan muzikë dhe valle tradicionale te komunitetit rom.

Aktiviteti synon i organizuar nga bashkia e Roskovecit synon promovimin e kulturës rome por edhe forcimin e bashkëjetesës në komunitet.

“Ne kemi pjesëmarrje aktive të të qytetarëve romë në komisionet që bëjmë, në dëgjesa publike që ne zhvillojmë. Ata janë aty pjesë”, tha Majlinda Bufi, kryetare e bashkisë.

“Duam të jetë një festival që të mbahet mend edhe të vazhdohet nëpër breza. Këtë vit vjen një risi sepse ka dhe konkurs, që na bën dhe me ambicioz”, tha një pjesëtar i grupit muzikor.

Një ndër momentet e veçanta të mbrëmjes ishte pjesëmarrja e grupit nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovë.

Në përfundim të festivalit juria ndau çmimet, ku triumfoi grupi lezhjan “Liburna”.