Roskovec, shirat dëmtojnë
serat e mbjella me perime

Roskovec, shirat dëmtojnë<br />serat e mbjella me perime
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat e mbjella me perime në Roskovec.
 
Afro 5 hektar tokë në pronësi të 15 fermërëve, janë dëmtuar nga moti i keq. Banorët e zonës Suk dhe Strum në bashkinë e Roskovecit shprehen të shqetësuar pasi serat janë rrafshuar nga stuhia, duke prishur çdo gjë që kishin mbjellë.

serat e prishura

serat e prishura


Ndër fermerët e dëmtuar janë Sali Malko, Arbër Malko, Asllan Cjapi, Kastriot Malko, Abaz Malko. Serat kanë qënë të mbjella kryesisht me kulturën e domates. Fermerët janë të pajisur me kartën e fermerit.

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka kontaktuar me telefon me fermerët e dëmtuar dhe ka pohuar se nesër do të nis një ekip për verifikim.

serat e prishura

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë