Këngëtarja Rovena Dilo, ka bërë një suprizë të veçantë për të gjithë fansat, një super klip ku mbledh miqtë e saj më të mirë.
“JO” është kënga më e re e cila ka rikthyer furishëm zërin e Rovena Dilos, ku ajo shfaqet në top formë.
Ndryshe nga herët e kaluara, këtë radhë Rovena ka zgjedhur dy protagonistë mjaftë interesantë për të sjellë këtë bashkëpunim, ku teksti i është besuar Aida Barakut dhe kënga Armend Rxhepagiqit.

Më herët Rovena përmes rrjetit social “Instagram” ka shkruar; “Flokë dhe vathë...dhe shumë miq...po shumë fare..Rrofsh o Zot i madh për miqtë e shtrenjtë...”, përfundon ajo. Në klipin “Jo” janë shfaqur një sërë personazhesh të njohur si Jonida Maliqi, Eranda Libohova, Alketa Vejsiu dhe shumë emra të tjerë.
Në fillim disa foto bardhë e zi me mikeshat e saj, më pas një atmosferë me gjelbërim, një tavolinë e mbushur me fruta dhe miket që janë mbledhur duke rikthyer kohët e vjetra.
Femra të veshura shik dhe “selfie” shihen më pas gjatë klipit.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO