Gjiganti britanik bankar "Royal Bank of Scotland" (RBS) theksoi sot se do të zhvendosë selinë e saj në Angli nëse Skocia zgjedh pavarësinë gjatë një referendumi historik javën e ardhshme.
Kjo deklaratë e kësaj ndërmarrjeje, që ndodhet në Skoci që prej 300 vjetësh, vjen në një kohë kur drejtuesit politik britanik kanë rritur përpjekjet për të bindur skocezët të mos votojnë për ndarjen. Ata paralajmëruan për pasojat negative ekonomike që do të sillte sipas tyre pavarësia e këtij rajoni.
"Pasiguri të shumta ekzistojnë në referendumin skocez që mund të ketë pasoja mbi sistemin fiskal, monetar, ligjor, sistemin e rregullimit dhe përfaqësimit të bankës", theksoi RBS në një komunikatë./ATSH/
/Shqiptarja.com