‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë

Shfaqja teatrale "Rozafati" u mbajt në Lezhë ku aktorë ishin 21 fëmijë të qendrës kulturore. Me lojën e bukur dhe skenat e humorit ata morën duartrokitjet e publikut.

Regjisori dhe tekstshkruesi i pjesëve të shfaqjes, Ledion Gjeçi, tha në përfundim të këtij teatri se fëmijët përmbushën angazhimin e tyre. Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në bashkinë e Lezhës, Mimoza Xhafaj, të vegjëlit e kësaj qendre po tregojnë se nesër do të jenë aktorë profesionistë.

Për shkak të interesit të lartë të publikut dhe ovacioneve të krijuara gjatë shfaqjes, teatri "Rozafati" dhe 7 pjesët e saj do të rivendosen sërish në skenë.

 

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë