Rozana Radi në një lidhje prej 3
vitesh, zbulohet identiteti i fatlumit
Të reja mjaft interesante janë zbuluar nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Disa vite pas përpjekjeve të artistes për ta mbajtur jetën sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën.
Të reja mjaft interesante janë zbuluar nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Disa vite pas përpjekjeve të artistes për ta mbajtur jetën sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën.
Shpëtim Karakushi quhet djali fatlum, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë, me të cilën Rozana ka gati 3 vite e lidhur. Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, pasi profesionet i kanë diametralisht të kundërta, por e rëndësishme është që duken shumë mirë me njëri-tjetrin dhe përputhen mjaftueshëm.
Diçka e tillë mund të kuptohet edhe nga fotot që i janë bërë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura së bashku.
Gazeta ‘Panorama’ ka mësuar se ata bashkëjetojnë në një apartament pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, që prej një viti. Nisur nga fakti që punët i mbajnë pak larg njëri-tjetrit gjatë orareve të ditës, ata shfrytëzojnë kohën e lirë për ta kaluar bashkë, si dhe mbrëmjet për të pirë ndonjë gotë me miqtë.
Sipas miqve të tyre, Rozana ndihet shumë pranë tij, aq sa nuk rri pa ia shprehur dashurinë në çdo moment.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
218/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor, 22:48
-
VIDEO/ Juventusi i falet një autogoli, mposht Lazion dhe kap Napolin në krye të Serie A! Milani tri pikë 'me ndihmën' e VAR
19 Tetor, 22:45
-
Shkodër/ Raportim për dhunë në familje, policia shkon në banesë! 30 vjeçari me precedent qëllon me thikë efektivin, shoqërohet në komisariat (EMRI)
19 Tetor, 22:33
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë
19 Tetor, 22:22
-
MotoGP/ Hap i madh për titullin kampion, Jorge Martin triumfon në Australi
19 Tetor, 22:11
-
Kirurgu Oral Maksilofacial: Mos bëni ndërhyrje para moshës së adoleshencës
19 Tetor, 22:11
-
Klinika 24/ Kardiologia Sonila Bele: Kontrollohuni nga zemra gjatë një shtatëzanie
19 Tetor, 22:03
-
VIDEO/ Mario Mitaj driblon gjithë mbrojtjen dhe bën 'bomberin', shënon golin e parë në Arabinë Saudite
19 Tetor, 22:02
-
Diplomatja amerikane i ofron përkrahje Kievit për ta luftuar korrupsionin
19 Tetor, 21:50
-
VIDEO/ Dhuna ulet 'këmbëkryq' në futbollin shqiptar, grushta dhe shkelma mes futbollistëve! Në fushë edhe prindërit
19 Tetor, 21:36
-
Kuba në terr prej dy ditësh, pas dështimit të rrjetit elektrik
19 Tetor, 21:29
-
Me AF Elbasanin diskutohet kreu, trajneri i Partizanit: Thyejmë statistikat e rivalit
19 Tetor, 21:21