Rrëzimi avionit, Lavrov anulon
vizitën në Turqi, paralajmëron qytetarët

Rrëzimi avionit, Lavrov anulon<br />vizitën në Turqi, paralajmëron qytetarët
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka anuluar vizitën në Stamboll, e cila ishte parashikuar për të mërkurën pasi avionit rus Su-24 u rrëzua nga një avion luftarak turk F-16.

Lavrov duke bërë të ditur vendimin për gazetarët foli për nivelin e lartë të terrorit në Turqi, që nuk është “më i vogël se në Egjipt”. Në këtë në mënyrë Lavrov këshilloi qytetarët rus që të mos udhëtojnë për në Turqi.

“Për shkak të kësaj, sigurisht që nuk u rekomandojmë qytetarëve tanë që të vizitojnë Turqinë për turizëm apo ndonjë arsye tjetër në këtë moment”, tha Lavrov.
 
Agjencia shtetërore e turizmit në Rusi “Rostourism” ka rekomanduar pezullimin e shitjes së paketave turistike për në Turqi. Ndërsa një prej operatorëve më të mëdhenj, “Natalie” ka bërë të ditur se ka anuluar përkohësisht udhëtimet për në Turqi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai