TIRANE - Një pemë e përmasave të mëdha është rrëzuar pranë Gardës së Republikës në kryeqytet.
Dy makina, të cilat gjendeshin poshtë pemës janë dëmtuar, por fatmirësisht nuk ka pasur persona pasi automjetet ishin të parkuara. Makinat e dëmtuara janë një ‘Ford Fiesta’ me targa FR4676 dhe një fuoristradë tip Nissan me targa TR 2367 R.
Gjatë rënies pema ka rrëzuar edhe një nga dritat e ndriçimit pranë kësaj rruge. Pema ka rënë shumë pranë bustit të kompozitorit dhe pianistit të njohur të romantizmit, Frederik Shopen, i cili gjendet pranë Gardës së Republikës. Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë sjellë rrëzimin e saj, nëse ka qenë prej erërave të forta apo për ndonjë arsye tjetër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com