Pika Kufitare e Kakavijës në Gjirokastër është përballur sot me një fluks të lartë daljesh të shtetasve shqiptarë që i drejtohen Greqisë pas festave të fundvitit.
 
Rradha e krijuar ka qenë e madhe, çka ka sjellë edhe nisjen e bisedimeve me palën greke, duke qenë se udhëtarët kanë udhëtuar sot drejt Greqisë, pasi në ditët e kaluara rruga Gjirokastër – Kakavijë ka patur prani dëbore.

Drejtues te palës greke janë takuar me ata te palës shqiptare për ti dhënë zgjidhje fluksit në rritje të automjeteve që i drejtohen kësaj pike kufitare që e lidh vendin me Greqinë.

Burime pranë policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë të ditur se nga data 1 e këtiij muaji ka patur vetem 5 raste për problemet me pashaportat e fëmijëve.

Vetëm gjatë 12 orëve të para të së martës, kanë kaluar për në Greqi, 2 mijë emigrantë shqiptarë, një shifër mjaft e ulët kjo në raport me fluksin që njihte rritje nga momenti në moment.

Radhët kanë qenë të ndara në katër korsi ndërkohë që rritja e fluksit, shpjegohet edhe me dyndjen e shumë emigrantëve që më parë përdornin Pikën e Kapshticës, por për shkak të motit të keq me dëborë në këtë nyje kufitare në Shqipërinë juglindore, kanë preferuar Kakavijen. 
 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)