Dhuna në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit! Vendin e tij do e zërë Arkend Balla
Rrahman Rraja dhe Arkend Balla
TIRANË- Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht sot (10 korrik) dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të 6 korrikut, që ndodhi në një lokal në aksin Fushë - Krujë Thumanë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Borizanës në pronësi të Përparim Rrajës.
Tashmë në Kuvend do të nisën procedurat për shpalljen e vakancës dhe zëvendësimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla. Ky i fundit, në zgjedhjet e 2021 mori 2463 vota preferenciale dhe kështu do të zërë vendin e Rrajës. Ndërkohë, Rraja kishte marrë 7759 vota preferenciale.
Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.
Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht, 07:45
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit
10 Korrik, 12:54
-
Kërkoi zbutje të masës, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Ramazan Rrajën
13 Maj, 20:58
-
Dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë se denoncuan dëmet nga gurorja, Gjykata e Tiranës liron 3 pjesëtarë të fisit Rraja! U përfundoi afati i parabugimit
19 Janar, 12:46
-
Tiranë/ U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensionuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë
27 Tetor 2023, 10:42
-
Dhuna e Rrajave për guroret, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet! Zbutet akuza në 'plagosje e lehtë me dashje'
7 Tetor 2023, 11:12
-
Dhuna ndaj fisit Maja, nipi i ish- deputetit të PS-së kërkon masë më të lehtë sigurie në gjykatën e Apelit
14 Shtator 2023, 14:16
-
Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të ri për dhunën e Rrajave!
13 Shtator 2023, 14:00
-
Nëse një shoqëri simpatizon dhunën...
12 Shtator 2023, 22:11
-
Dhuna e Rrajave ndaj kushërinjve Maja, çfarë përfitojnë të akuzuarit nëse akuza ndryshon nga 'plagosje e rëndë' në 'plagosje të lehtë'
12 Shtator 2023, 15:35
-
U dhunua nga fisi Rraja, Jashar Maja flet për Report Tv: Na rrahën ditën për diell e thonë s'është dhunë! Akoma dhe sot kam probleme, marr ilaçe! Drejtësi! Nëse shteti s'e bën, do mbrohem vetë
12 Shtator 2023, 14:16
kY ANALFABETI QE E KA PARE ZYREN E PARTISE SOCIALISTE VETEM NE 2021, ARKENDI PINJOLLI I MITATIT MEDET CE KA GJETUR KETE VEND
PërgjigjuTani po. A e ka dit ky qe Rrajat do rihnin Majat e benin video per mediat e me pad do dorehiqeshin per ti hapur krahun ketij? A i ka borxh njeriu ky per kete nder?
Përgjigju