Rrëfehet Ana Gojla, 23-vjeçarja që do të drejtojë Festivalin e 57-të të Këngës krah Viktor Zhustit

Ana Gojla është vetëm 23 vjeç. Dëshira e saj për t’u marrë me art nisi që në moshën 5-vjeçare. Ndërsa, angazhimet e para në aktrim i ka patur në moshën 9-vjeçare.

E lindur edhe e rritur në Kanada, vajza me origjinë shqiptare, shkel për herë të parë në këtë dhjetor tokën e të parëve të saj. Vjen si prezantuese e edicionit të 57-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Për kamerën e “Report Tv” nuk i fsheh emocionet, që ka për këtë përgjegjësi që i është dhënë.

“Faktikisht, isha shumë e habitur që më ftoi Inva edhe RTSH për këtë mundësi shumë të madhe, por e kisha shumë për nder. U jam shumë mirënjohëse. Por kisha emocione, sepse është hera e parë që vij në Shqipëri. po shikoj bazat edhe origjinën time, të mamit edhe të babit. Kisha emocione shumë. Tani që kam ardhur, po takoj këta njerëz të mrekullueshëm dhe të talentuar. Jam mirë tani,”- tha 23-vjeçarja.

Ana tregon se artin e ka në gjak, të trashëguar nga mamaja e saj, e cila për shkak të regjimit komunist nuk e ka zhvilluar dot tek vetja.

“Unë e kam artin në gjak. Gjyshja edhe mami im kanë qenë shumë të talentuara, nuk kishin mundësitë, edhe për këtë kanë pasur shumë kujtime të rënda n Shqipëri. mua mi plotësuan të gjitha kushtet në Kanada, mami edhe babi kanë bërë shumë sakrifica për mua. Edhe doli mirë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, aktrimin e ka nisur në moshën 9-vjeçare.

“Unë fillova aktrimin kur isha nëntë vjeç, kam punuar pa ndalur për 13 vite. Isha në skenë, në Nju Jork dhe Toronoto kam bërë filma edhe seriale tv. Shkruaj muzikë, kam nxjerrë një album në shkurt të këtij viti”.

Ëndrra e Anës është që në të ardhmen të perfomoj nëpër stadiume.

“Unë kam shumë ëndrra, dua që të perfomoj nëpër stadiume nëpër botë. Kam shumë dëshira që dua t’i arrij, por sidomos dua që të vazhdoj aktrimin edhe muzikën, si të vijnë mundësitë”.

Në familjen e Anës flitet shqip!

“Faktikisht nisa kur më erdhi gjyshja në Kanada, pastaj erdhi stërgjyshja edhe detyrimisht e mësova shqipen. Por m’u përmirësua nga leximi i gazetës që erdhi në Kanada. E mësova sepse vetëm në shqip flasim në Shqipëri. E ruajta nuk kisha rrugëzgjidhje”.

Edhe përse e lindur e rritur në Kanada, Ana ndihet veten vetëm shqiptare: “Unë ndihem vetëm shqiptare, jo vetëm nga prindërit e mi, por edhe në bazën që jam rrit si person, duke qenë vajzë punëtore, e mirë. Të gjitha ato virtyte që janë të shqiptarit. Sigurisht që edhe nga kuzhina jam shqiptare”.

Ndërsa, prezantimi i festivalit përkrah Zhustit e bën, që të ndihet edhe më të qetë 

 

“Sërish u jam shumë mirënjohëse, që të jem me Viktor Zhustin. E kam si punë pa stres, sepse kam përkrah Zhustin që me shumë eksperiencë edhe e kam pa stres”.

Ana ka publikuar këtë vit një album me këngë, ndërsa në shqip ka kënduar vetëm Himnin Kombëtar

 “Vetëm Himnin Kombëtar kam kënduar, por kam dëgjuar shumë këngë shqiptare. Për këtë mund të kemi një surprizë”.

Në të ardhmen Ana e sheh veten në të muzikë dhe aktrim

 

“Mua më pëlqejnë të gjithë në art, aktrimi, muzika. Sivjet mora kapele si producente. Për mua të gjitha janë njësoj”.

Kur e pyesim nëse do të rikthehet sërish në Shqipëri, Ana përgjigjet se: “Po. Po, sigurisht”.

Ana Gojla në datë 20-21 dhe 22 dhjetor do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve për të prezantuar Festivalin e Këngës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Well done: 13/12/2018 07:33

    Te lumte moj vajze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë