Rrëfehet dëshmitari që pa vrasjen e Klodian Rashës: Polici po e ndiqte nga pas duke i thirrur ndalo, pastaj dëgjova krismën e armës dhe ulërima

Rrëfehet dëshmitari që pa vrasjen e Klodian Rashës: Polici po e ndiqte nga pas duke i thirrur ndalo, pastaj dëgjova krismën e armës dhe ulërima

Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore për vrasjen e Klodian Rashës. Në dosjen hetimore është shtuar edhe dëshmia e dëshmitarit okular në ngjarje, Marash Aliajt, i cili ishte ndaluar për verifikim teksa ecte me makinë përgjatë rrugës ‘Dritan Hoxha’ në mesantë.

Marash Aliaj u ndalua për verifikim nga efektivi i policisë i cili ishte në patrullë së bashku me Nevaldo Hajdarajn. Në dëshminë para grupit hetimor, Aliaj, ka treguar se teksa po i dorëzonte efektivit dokumentacionin e kërkuar, ka parë efektivin e policisë Nevaldo Hajdarajn që po ndiqte një person duke i thirrur ndalo.

Më pas Aliaj, ka treguar se ka dëgjuar krsimën e armës dhe të ulëritura, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkruar edhe efektivi i policisë i cili e kishte ndaluar.

‘Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policise, te cilet jane afruar prane shtetasit shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi. Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugices ne krahun tjeter.’- ka rrëfyer Aliaj, thuhet në dëshminë e siguruar nga Report Tv.

Dëshmia e plotë siguruar nga Report TV: Nga materiali hetimor ka rezultuar se eshte pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne perdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes "Suzuki", ngjyre te bardhe me targa AA 032 XD, ne pronesi te shtetasit Behar Rexha, automjet te cilin e perdor per arsye familjare.

Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth ores 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha", me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur "Zogu i Zi". Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” prane semaforit, ka pare nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje per te ndaluar. Pasi ka pare nga pasqyra automjetin e policise i eshte pergjigjur shenjes se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njekohesisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policise. Sipas deklaruesit, nga automjeti i policise ka zbritur nje punonjes policie, i cili eshte afruar prane automjetit duke i kerkuar dokumentet e mjetit.

Sipas deklaruesit, eshte bindur urdherit te punonjesit te policise dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte nje person me vrap duke kaluar rrugen ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet ndalo policia ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap. Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo", e cila te con prane ish-Shkolles se Partise. Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise.

Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se e vrane. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh. Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjes policie tjeter me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se çfare donte qe kishte shtire me arme.

Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policise, te cilet jane afruar prane shtetasit shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi. Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugices ne krahun tjeter.

Sipas deklaruesit, gjate kohes qe ka qendruar, nuk ka degjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjesi i policise me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.

3 muaj pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor në rrugën Dritan Hoxha, prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot akuzën efektivit të arrestuar Nevaldo Hajdaraj.

Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur kur është qëlluar për vdekje natën e 8 dhjetorit. Arma e gjetur 200 metër larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e pershtatshme por nga ana liza e ADN-së ka rezultuar se nuk i përket Klodian Rashës pasi s'ka asnjë gjurmë të tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë