Rrëfehet vrasësi i penduar, si u
zbulua plani për Mimoza Kusarin
Me një foto të Mimoza Kusari lilës dhe ofertën prej 300 mijë euro Mikel Qupi biznesmeni Kosovar i Hidrokarbureve i ka kërkuar 24-vjeçarit nga Tropoja Gramoz Nokshiqi të vrasë kreykomunaren e Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Është kjo dëshmia e Nokshqit e dhënë në muajin korrik në policinë e Tropojës, të cilën REPORT TV e mëson me burime nga grupi hetimor.
TIRANE - Me një foto të Mimoza Kusari lilës dhe ofertën prej 300 mijë euro Mikel Qupi biznesmeni Kosovar i Hidrokarbureve i ka kërkuar 24-vjeçarit nga Tropoja Gramoz Nokshiqi të vrasë kreykomunaren e Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Është kjo dëshmia e Nokshqit e dhënë në muajin korrik në policinë e Tropojës, të cilën Report TV e mëson me burime nga grupi hetimor. Pikërisht kjo dëshmi arriti të parandalojë vrasjen e politikanes kosovare dhe të zbulojë grupin e vrasësve me pagesë midis Shqipërisë e Kosovës.
...“Në rast se do të vrisja këtë zonjën në foto, do të paguhesha 300 mijë euro dhe paratë paratë do t’i merrja të gjitha në dorë, sapo të kryeja këtë punë një automjet dhe një shofer do të kujdesej që unë të kthehesha në Shqipëri e askush të mos dyshonte tek unë”. Kur të gjithë ishin fokusuar tek pushimet verore në korrik të këtij viti policia shqiptare është vënë përballë kësaj dëshmie e cila parandaloi vrasjen e politikanes dhe kreykomunares së Gjakovës Mimoza Kusari Lila.
Me këtë dëshmi dhe foton që mbante prej 1 muaji me vete, 24-vjeçari Gramoz Nokshiqi do të alarmonte policinë e Tropojës ku në cilësinë e të penduarit rrëfeu planin për vrasjen e politikanes kosovare.
“E nëse do të kryeja dhe vrasjen e një personi tjetër të cilit emrin ja kam mësuar shumë vonë se quhej Prenk Radi do të paguhesha dhe 30 mijë euro shtesë”, -ka vazhduar rrëfimin e tij Nokshiqi për hetuesit shqiptar.
Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë nga grupi hetimor pasazhe nga dëshmia e 24-vjeçarit dhënë në korrik në zyrën e shefit të policisë së komisariatit të Tropojës. Ky material është përcjell me urgjencë në Tiranë, nga ku më pas i është kaluar policisë Kosovare e cila vendosi në ruajtje me shërbim 24 orësh Kusari Lilën dhe familjen e saj.
Nga hetimet intensive dhe verifikimet e dëshmisë së Nokshiqit, policia shqiptare dhe ajo kosovare arritën të zbulojnë se pas vrasjes së porositur qëndronte biznesmeni kosovar i hidrokarbureve Mikel Qupi tashmë i arrestuar.
Po si pjesë e këtij plani janë identifikuar dhe dy shtetas të tjerë njëri i dyshuar vrasës me pagesë nga Kosova dhe një person me iniciale A.K i dyshuar si personi i kontaktit midis porositësit të këtij krimi dhe Nokshiqit.
Si u thur plani i vrasjes?“Personalisht unë njoh vetëm personin që më lidhi me Qupin” , - është shprehur Nokshiqi në policin e Tropojës. “
Biznesmenin kosovar s’e kam takuar kurrë më parë, këto biseda i kemi zhvilluar në Tropojë dhe Prizren kur jemi takuar tre herë”-ka shpjeguar Nokshiqi për policin shqiptare.
Aktualisht Nokshiqi mbahet i arrestuar dhe në ruajtje nga policia e Kosovë për llogari të këtij hetimi, ku prokuroria atje ka nisur procedimin penal të vrasjes së mbetur në tentativë, sigurimit të mjeteve për të kryer një vrasje dhe grupit të strukturuar kriminal.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28