Rrëfen Koseni: Pse e hodha
25 kg heroinë në lumin Shkumbin
FOTO/Si ka ndryshuar Edmond Koseni

Rrëfen Koseni: Pse e hodha<br />25 kg heroinë në lumin Shkumbin<br />FOTO/Si ka ndryshuar Edmond Koseni
I cilësuar shpeshherë si “Komisari i Hekurt” apo “Komisar Katani”, Edmond Koseni kërkon t’i rifutet karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit, për t’i shërbyer vendit, duke u përballur me krimin.

Pezullimi i gjatë nga detyra i tij që prej vitit 2001 e deri më sot, nuk ia ka zbehur dëshirat Kosenit, për tu futur në polici dhe punuar me përkushtim. Emri i tij, më tepër spikati teksa drejtonte komisariatin e Lushnjës dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Në këtë qytet të heshtur si Palermo, ky kryqëzohen linjat e trafikut të drogës, Koseni u eksperimentua nga ish-ministri i Brendshëm në 1997 Neritan Ceka, duke formuar drejtorinë e parë në qarqe, që më pas gjeti shtrirje në të gjithë qarqet e Shqipërisë dhe ende ky sistem, vijon të jetë dhe sot në funksionim.

Ai u transferua nga Lushnja ku kishte arritur të vendoste qetësinë, në Elbasan, qyteti i lindjes së Neritan Cekës. Kështu Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve. Ndryshe nga vitet e shkëlqimit të karrierës së tij, Koseni sot e takojmë më të thinjur dhe të moshuar.

Sigurisht që vitet kanë ecur edhe për të. Plus që, siç thotë dhe vetë, hallet, problemet dhe presionet kanë bërë të vetën. E takojmë në automjetin e tij ku Koseni është i qetë në vetvete dhe shumë dashamirës. Njeriu që dikur në Elbasan nuk guxonte askush qoftë edhe ta parakalonte me automjet, sot kërkon rikthimin në punë, me qëllim vijimin e dhënies së kontributit të tij në Policinë e Shtetit, kontribut i lënë përgjysëm. Ai shprehet se do punojë po me aq përkushtim, me qëllim parandalimin e krimit dhe premton se në zonën ku do shërbejë s’do lejojë të mbillet asnjë rënjë kanabis.

[gallery]19745[/gallery]
Zoti Koseni, pas 16 vitesh i pezulluar nga Policia e Shtetit, tashmë më në fund me letra, pra “de juro” dhe jo “de fakto” jeni pjesë e rradhëve të policisë? Koha e pezullimit tuaj, është për në Gines besoj?
Po është e vërtet Elton. Kam bërë shumë përpjekje dhe kam sakrifikuar për tu rikthyer në detyrën time. Unë jam pezulluar në dhjetor të vitin 2001 pas inicimit të një çështje penale kundër meje, ku fillimisht është vendosur masa e “arrestit në burg” dhe më pas u zbut në “arrest shtëpi” e “detyrim paraqitje”. Ka qënë një çështje, e hapur me urgjencë vetëm e vetëm për të më luftuar. Më punën time në Elbasan nga 1997 e deri në 2001 kisha prishur shumë interesa,por edhe kisha vënë rregullin dhe qetësinë në qytet. Kur fillon e mendon se gjithçka po shkon shumë mirë dhe situatën e ke nën kontroll, të ndodh edhe kështu siç më ndodhi mua, duke të sulmuar në mënyrën më të egër. Në fakt i gjithë kontributi im, lodhja dhe profesionalizmi im, është kontribuar në Polici, në shërbim të qytetarëve. Sigurisht, ka pas edhe gabime lidhur me mënyrën e organizmit dhe trajtimit të disa çështjeve, por asnjëherë nuk kam bërë kompromise me kriminelë, rrugeçër, biznesmenë trafikantë dhe kontigjentë kriminalë. Pas pezullimit nga detyra më kanë faturuar shumë krime, që për atë zot nuk i kam bërë. Qytetarët e Elbasanit janë aty, e dini shumë mirë çfarë punë heroike kam bërë. E dinë shumë mirë se në çfarë gjëndje katastrofike për rendin e mora qytetin në 1997 dhe si e lashë kur më pezulluan. Në 1997, s’guxonin të dilnin në rrugë apo poshtë pallatit, pleqtë, femrat dhe fëmijët, ndërsa me masat që mora situata u përmirësua shumë shpejt. Po është e vërtetë që sot me letra jam pjesë e Policisë së Shtetit. Unë kërkoj, të rikthehem në detyrë dhe u bëj thirje drejtuesve të Policisë që të vlerësojnë vullnetin e Drejtësisë, duke më dhënë postin e hequr pa të drejtë dhe pagën e plotë të pezulluar.

Ju dëshironi të riktheni sërisht drejtor policie, me gradën që keni pasur?
Sigurisht që drejtor policie në rang qarku, ose nën/drejtor. Kur më pezulluan kam pasur gradën “Kolonel” e cila është e barabartë me gradën e sotme “Drejtues i Parë”. Unë nuk pranoj të ulem në gradë. Kjo pasi gradën e kam marë me djersë dhe jo me mik e as me ndikime politike. Gradën e kam marë falë punës time mes plumbave dhe duke kapur kriminelët e 1997 nëpër lagjet e qytetëve të Shqipërisë.

Po çfarë ishte kjo çështje torturash në bashkëpunim ndaj një qytetari? E keni takuar ndonjëherë këtë person, para ose pas procesit gjyqësor?
Për këtë çështje tashmë ka folur drejtësia, e cila më ka nxjerë të pafajshëm. Nuk e kam prekur me dorë këtë qytetar nga Gramshi, madje të gjithë, si policët dhe shumë dëshmitarë e mjekë-ligjorë kanë pohuar se unë s’kam qënë në vendgjarje, kur është arrestuar dhe torturuar ky person. Për ta takuar s’e kam takuar, s’kam çfarë ti them, thjesht emri i tij u përdor për të më goditur.

Meqënëse më përmendët vitin 1997, është thënë për ju që kur drejtonit komisariatin e Lushnjës, jeni plagosur gjatë një operacioni në fshatin Karbunarë?
Nuk është e vërtetë. Në Karbunarë kam qënë vetë drejtues i këtij operacioni. Praktikisht e kam pas zakon, që operacionet për arrestimin e kontigjentëve kriminalë i drejtoja vetë, dhe në këtë rast kam qenë prezent në terren. Unë kam qënë dhe jam një drejtues që nëse ka një ngjarje ku cënohet rendi, siguria publike dhe qetësia e qytetarëve, nuk mund të ri në zyrë dhe vetëm të firmos letra. Por shkoj dhe e shof vetë situatën duke e drejtuar në terren. Në Karbunarë, nuk jam plagosur unë por një polic që unë e kisha në operacion atë natë. Ky polic, është plagosur pasi ka ndërmarë veprime për të hyrë në banesën e personit që kërkonim, pa pritur urdhërin tim. Plumbi e ka kapur, me sa mbaj mend në hije, por ka qënë shëndoshë e mirë. Pas plagosjen kam çuar në spital policin dhe jam rikthyer sërisht në Karbunarë duke arrestuar, personin që na sulmoi me armë. Ta them me bindje, aty ku kam drejtuar unë, nuk më është vrarë asnjë polic. Dhe ata persona që më godisnin policin, sigurisht që i jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Të mos harojmë, që kanë qënë vitet 1997-1998 ku polici dhe krimineli nuk kishin më asnjë dallin. Të dy dilnin hapur në qytet me kallashnikov. Nëse s’do kisha dalë me kallashnikov për të vënë rregullin në qytet, ta dini se në atë kohë mund edhe të më kishin vrarë.

Edmond Koseni ne polici
(Edmond Koseni gjatë shërbimit në polici)

Ju në atë kohë morët shumë protagonizëm, hodhët publikisht 25 kg heroinë në lumin Shkumbin, plus që aplikonit në kundërshtim me Kodin Rrugor, gjoba shumë të larta për ata që shkelnin semaforin, apo që transportonin fëmijë të vegjël të pasiguruar në motor apo makina. Këto masa po përdoren sot nga policia aktuale.
Elton do të them një të vërtetë. Heroinën nuk kam qënë unë ai që e ka hedhur në lumin Shkumbin. Kapjen e saj, e kam bërë unë në Elbasan së bashku me agjentët e antidrogës që kisha në varësi. Por vendimin për ta asgjësuar në lumë e ka marrë një komision i përbërë nga shumë anëtarë. Ka qenë shefi i antidrogës, eksperti kimik, prokurori i rrethit, doktor, ekspertë mjedisi, sigurisht dhe unë. Komisioni ka vendosur, dhe ka zgjedhur lumin, pasi aty ishte dhe sasia më e madhe e ujit, që do sillte shkatërimin e shpejtë të saj, pasi s’mund ta groposnim. Ky komision, ka vendosur që shkatërimi të bëhej transparent ku kemi njoftuar dhe gazetarët e Elbasanit. Sa për gjobat, ishin masa të larta, por ta them me bindje se sillnin ndikim.

Më dole tek gazetarët. Qarkullon një legjendë mes gazetarësh se ju keni lidhur një gazetar në portokallet e oborit të Drejtorisë së Policisë Elbasan, pasi kishte shkruar diçka që ju nuk ju kishte pëlqyer. Sa e vërtetë është kjo?
(Fillon e qesh...) Kush është ky gazetar, si e ka emrin?

Nuk e di, por flitet se ju keni pasur një ndodhi të tillë me gazetarët e Elbasanit.
(Sërisht qesh…)Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Eshtë një histori e krijuar si shumë nga ato që më kanë hedhur në shpinë, për t’i mbajtur. Një herë Fatmir Popja iku dhe u fsheh, me preteksin se kishte frikë nga unë, por Fatmirin e kam mik, madje për të kam dhënë shumë intervista.(Qesh)

Zoti Koseni, heroina që hodhët në lumin Shkumbin kujt grupi i përkiste?
I përkiste një grupi të fuqishëm kriminal që vepronte në shumë shtete. Disa prej tyre janë arrestuar më pas dhe dënuar nga gjykata, ndërsa sot janë të lirë. Unë për ta isha kthyer në një mur, që nuk lejoja kalimin nga Elbasani të heroinës që e sillnin nga Turqia. Nuk kam bërë kompromise me askënd prej tyre dhe nuk i kam marrë një kafe, atyre dhe asnjë biznesmeni apo rrugaçi në Elbasan. Sigurisht që hedhja e heroinës, mallit të tyre në Shkumbin, ishte një demostrim force publikisht nga shteti, dhe këta persona sa kam qenë unë aty nuk tentuan të fusnin më drogën nga Elbasani, por përdornin rrugë të tjera si Peshkopia, Kukësi dhe më pas Durrësi, duke e çuar në Itali. Unë thjesht këtij rrjeti i kisha prerë rrugën e shkurtër dhe i rrisja shpenzimet financiare, duke i zgjatur rrugën e transportimit të mallit.

A u bë shkak kapja e kësaj sasie droge që ky grup t’ju luftonte, në një kohë kur ju kishit aritur të fusnit në “binarë” rendin në Elbasan?
Edhe mundet, nuk mund ta them me siguri. Por ky grup kishte shumë influencë në atë kohë.

Ju jeni përfolur se keni drejtuar dhe operacionin e dështuar të policisë, për lirimin e pengjeve në autobuzin grek, ku mbeti i vrarë Flamur Pisli dhe një shtetas grek. Është folur se keni qëlluar juve në këtë operacion?
Nuk është aspak e vërtetë. Ky operacion për lirimin e pengjeve është marrë përsipër nga efektivët e RENEA-s dhe specialist të huaj, që ishin të përgatitur për zgjidhjen e këtyre situatave. Mua më ngeli bara e dështimit, pasi operacioni u krye në teritorin e drejtorisë së Elbasanit, që unë kisha në juridiksion për të vepruar. Nuk e di pse u zgjodh ky territor, s’mund të them gjë për këtë pjesë. Mua më kanë kërkuar të vija në dizpozicion të këtij operacioni vetëm një automjet të blinduar që kishin ne si drejtori, dhe asnjë gjë më tepër. Unë së bashku me policët e mi jemi anashkaluar në këtë operacion dhe nuk kemi qëlluar asnjë plumb. E gjithë situata është marrë nga forca të tjera policore. Jam akuzuar se kam kryer unë vrasjen, këtë akuzë të padrejtë e kam mbajtur për vite në shpinë, por familjarët e Pislit më kanë kërkuar ndjesë në televizur që më kanë akuzuar padrejtësisht.

Po çfarë keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe, me çfarë jeni marrë?
E çfarë mund të bëja, përveç se kam ndjekur rrugën ligjore nëpër gjyqe. Ka qëndruar disa vite i papunë. Këto katër vitet e fundit jam punësuar si nëndrejtor i fabrikës së çimentos në Elbasan. Gjatë kësaj periudhë kam përfunduar dhe tre universitete.

Edmond Koseni gjate prezantimit te punes
(Edmond Koseni gjatë kohës që drejtonte Policinë e Elbasanit)

koseni
(Edmond Koseni në ditët e sotme)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë