Rrëfen për herë të parë Cristiano Ronaldo arsyen e vërtetë të largimit nga Reali

Rrëfen për herë të parë Cristiano Ronaldo arsyen e vërtetë të largimit nga Reali

Cristiano Ronaldo rrëfen në France Football.

Cristiano Ronaldo një futbollist shumë i talentuar rrëfehet në 360 gradë. Gjatë një intervistë ekskluzive për revistën franceze “France Football” që është edhe krijuesja e Topit të Artë, ylli portugez ka treguar për herë të parë arsyet e largimit të tij nga Reali i Madridit. Ai është shprehur se fajtori kryesor i largimit të CR7-ës nga Los Blancos ka qenë presidenti Florentino Perez.

E ndjeva ftohjen nga brenda klubit,veçanërisht nga presidenti, se nuk më konsideronin me të njëjtën mënyrë, sikurse bënë në fillim. Në katër apo pesë vitet e para atje, kisha ndjenjën se jam “Cristiano Ronaldo”. Më pas gjërat dryshuan disi, pak e nga pak.Presidenti nuk më vështronte në sy, sikur nuk isha më i domosdoshëm për ta. Besoj e kuptoni se çfarë dua të them me këtë. Kjo situatë më bëri të mendoj largimin. Ndonjëherë shtyhesha më tepër në këtë drejtim, kur lexoja lajmet, në të cilat drejtuesit thoshin se po kërkoja të largohesha. Kishte pak deklarata të tilla, por e vërteta është se gjithmonë kam pasur përshtypjen se presidenti nuk donte të më mbante si më parë. 

                   Cristiano Ronaldo

Po atëher kush ka ishte arsyeja përse keni zgjedhur Juventusin dhe jo klub tjetër, edhe në këtë rast Ronaldo ka patur arsyet e tij, pasi te bardhezinjtë është ndierë i vlerësuar që në momentin e parë.

Nëse do të kishte qenë në lidhje me paratë, do të shkoja në Kinë, ku do të kisha fituar pesë herë më shumë se këtu, te Juventusi, ose te Real Madridi. Unë nuk kalova te Juve për paratë. Kam fituar të njëjtën shumë edhe në Madrid, madje dhe më shumë. Dallimi është se, te Juve, me të vërtetë më donin mua. Ata ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë. 

                          Cristiano Ronaldo

Teksa të gjithë mendojnë se largimi i trajnerit Zidane ndikoi në vendimin e Ronaldos për të lënë Realin, kurse portugezi nuk mendon kështu në lidhje me këtë ngjarje.

Vendimi im për t’u larguar nuk ishte i lidhur me largimin e tij. Duke qenë kështu, është një nga ato gjëra të vogla, që më bënë të ndihem pak më mirë në lidhje me atë që mendova për situatën në klub.

                        Cristiano Ronaldo

Mirëpo 5 Topa të Artë nuk janë pak, por një lojtari CR7 nuk ngopet asnjëherë me trofe.

Unë mendoj se e meritoj atë edhe këtë vit… Po ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë” për herë të gjashtë, duke e kaluar, në këtë rast, Lionel Messin. 

                               Cristiano Ronaldo

Së fundi ai jepë një sqarim për çështjen Mayorga, i cili i ka mohuar kategorikisht akuzat për përdhunim.

Unë e kam mohuar fuqishëm akuzën. Sigurisht, kjo histori po ndërhyn në jetën time. Kam një partnere, katër fëmijë, një nënë në moshë, motrat, një vëlla, një familje, me të cilët jam shumë i afërt. Për të mos përmendur reputacionin tim. Imagjinoni se çfarë do të thotë kur dikush ju akuzon për përdhunim, nëse jeni shembull për të tjerët. Unë e di se kush jam dhe çfarë bëra.E vërteta do të dalë një ditë. Dhe njerëzit që më kritikojnë, ose kërkojnë ta ekspozojnë jetën time sot, që e bëjnë këtë si në një cirk, do ta shohin të vërtetën. Pasi doli në media kjo histori, i dhashë shpjegime partneres aktuale, birit tim, Cristiano Jr. Ai është shumë i ri për të kuptuar, ndaj i vjen keq për mua. Nëna dhe motrat e mia janë të habitura dhe në të njëjtën kohë shumë të zemëruara. Eshtë hera e parë që i shoh në këtë gjendje.

                                      Cristiano Ronaldo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë