Rrëfimet me lot në sy të gazetareve të Report Tv! Banushi: Dy djemtë, suksesi im! Maloku: Babai, heroi im! Bozhiqi: Nëna ishte e sëmurë por më rriti vajzën

Rrëfimet me lot në sy të gazetareve të Report Tv! Banushi: Dy djemtë, suksesi im! Maloku: Babai, heroi im! Bozhiqi: Nëna ishte e sëmurë por më rriti vajzën

Gazetaret e ftuara në 'E ardhmja është vajzë'

1684611712_eardhmjashtvajz.jpg

Me lot në sy dhe plot emocion, gazetaret e Report Tv që gjurmojnë çdo ditë lajmin, kanë rrëfyer në ‘E ardhmja është vajzë’ me Ermira Çaushollin se si pasioni dhe përkushtimi i ka ndihmuar në të gjithë këtë rrugëtim.

Gazetarja Keti Banushi rrëfen se përtej eksperiencës, suksesi i saj më i madh janë dy djemtë e saj për të cilët është krenare. Një mbështetje të madhe e ka pasur nga prindërit, të cilët e kanë ndihmuar në të gjithë rrugëtimin e jetës dhe uron t’i ketë sa më gjatë pranë vetes.

“Suksesi im më i madh është se kam dy djem të mbarë, dhe një ditë para zgjedhjeve pata një kënaqësi shumë të madhe pasi djali që studion juridik me solli medaljen ne shtëpi. Unë ndihem e realizuar te fëmijët e mi, pavarësisht karrierës ku kam mbaruar një shkollë kam marrë një profesion që e dua dhe kam vazhduar të jem në terren sepse e dua, më pëlqen dhe ndihem e realizuar në këtë pjesë. Por siç e theksova kënaqësia më e madhe është suksesi i fëmijëve. Gjithashtu prindërit kanë qenë dhe janë një mbështetje për mua si për profesionin ashtu edhe për ndihmën që me kanë dhënë për rritjen  e fëmijëve”, tha Keti Banushi.

Gazetarja Danjela Maloku e pati një mesazh për babain e saj, të cilin e cilëson si heroin më të madh që i ka qëndruar pranë në çdo hap.

“Unë jam vajzë që e vlerësoj veten, madje edhe arritjet e vogla dhe fakti që jam në një profesion që kam dashur që e vogël për mua është suksesi im më i madh. Padiskutim një nga gjërat më të rëndësishme për mua ka qenë profesioni dhe të qenurit gazetare dhe këtë unë e arrita. Më kujtohet kur studioja dhe punoja natën në aeroport si shitëse dhe bëja orare që shpeshherë më linin pa gjumë. Them se kjo është një arritje sado e vogël që kur kthej kokën pas kuptoj që e kam harxhuar kohën mirë, jo me kotësirat e moshës por kam bërë atë që kam dashur në jetë. Për çdo vajzë gjëja më e rëndësishme është të bëjë prindin e saj krenar për të. Të them të drejtën çdo vajzë ndjen një dashuri të pamasë për babain e saj dhe për çdo vajzë babai është heroi më i madh, po ashtu është dhe për mua heroi më i madh që kam njohur në jetë është babai im”, tha Danjela Maloku.

Kur përmendet nëna, redaktorja Pranvera Bozhiqi flet me gjysmë zëri dhe me sytë e mbushur me lot për shkak të sakrificës që bëri vetëm që të ndiqte pasionin.

“Ne gazetarët jemi të destinuar të mos jemi gjithnjë të pranishëm në familje e në shumë situata, detyrohemi që mbështetjen kryesore të kemi prindërit, ndaj secili prej nesh kur flasim për prindërit prekemi sepse pak a shumë të gjithë jemi borxhlinj ndaj atyre, për faktin që na bënë këta që jemi dhe na mbajnë të qëndrojmë kështu siç jemi, dhe të mos largohemi nga suksesi që kemi arritur. Mbështetja ime më e madhe ka qenë mami, jam bërë nënë 26 vjeçe dhe në atë kohë isha gazetare terreni dhe që t'i rikthehesha profesionit dhe ëndrra ime të mos shkatërrohej mami pavarësisht se ishte e sëmurë ka marrë vajzën time 5 muajsh dhe e ka rritur edhe pse ishte e sëmurë. Falë saj unë sot jam redaktore dhe kam arritur këtu ku jam”, tha Pranvera Bozhiqi.

Për Enxhin, qëllimi i saj ishte i vetëm që të bëjë prindërit sa më krenar. Për gazetarinë është frymëzuar nga motra e madhe, e cila po ashtu është gazetare.

“Suksesi më i madh ndoshta lidhet me faktin që dëshira ime më e madhe është të bëj prindërit e mi sa më krenarë. Ato kanë luftuar shumë dhe i kanë kushtuar jetën 4 vajzave të tyre, unë vij nga Bulqiza dhe kam qenë e angazhuar që atëherë në gazetari dhe kur nisa studimet në Durrës për Shkenca Politike doja patjetër të filloja punë në televizion, e doja aq shumë kamerën dhe median dhe bëja çmos të isha aty. Kam pasur si shembull edhe motrën më të madhe e cila është gjithashtu gazetare dhe kam ndjekur rrugën e saj”, tha Enxhi Musaj.

Edhe Besmira Pelushaj, nënë e dy djemve, e ka nisur pas kuintave punën në media derisa ia doli për t’u bërë figurë televizive.

“Unë jam një gazetare që e kam nisur nga redaksia për të dalë në ekran, më ka pëlqyer gjithmonë televizioni, fillimisht jam sugjeruar nga profesori im në fakultetin ku kam studiuar Gjuhë-Letërsi dhe jemi bërë pjesë e medias, e duke qëndruar pas kuintave kam kuptuar si funksionon ekrani dhe erdhi momenti ta provoja dhe vetë dhe thash të sfidoja veten. Sigurisht pa mbështetjen e familjes është e pamundur për t’ja arritur. Jam mama çunash dhe jam krenare për këtë. Nëna ime është mbështetja më  e madhe dhe dashuria më e pakushtëzuar”, tha Besmira Pelushaj.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 14 majit, gazetaret e Report Tv rrëfejnë vështirësitë: Nga puna me orë të zgjatura te sakrifica për të votuar dhe vendimet e minutës së fundit


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë