Zgjedhjet e 14 majit, gazetaret e Report Tv rrëfejnë vështirësitë: Nga puna me orë të zgjatura te sakrifica për të votuar dhe vendimet e minutës së fundit

Vajzat e forta që gjurmojnë lajmet në redaksinë e Report Tv, kanë rrëfyer në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin vështirësitë që patën për zgjedhjet vendore.

Pas një sfide të vërtetë siç janë zgjedhjet ku ato tregojnë përkushtimin e tyre ndaj punës, profesionalizmin dhe armët e tyre në një terren të vështirë, gazetaret Besmira Pelushaj, Keti Banushi, Pranvera Bozhiqi, Danjela Maloku dhe Enxhi Musai ndajnë me publikun emocionet e jetës së tyre personale.

Gazetarja që mbulon kronikën e zezë në Report Tv, Keti Banushi tha se u angazhua në zgjedhjet e 14 majit por përfundoi duke bërë kronikë edhe atë ditë kur fokusi ishte vetëm në politikë.

“U angazhova me politikën edhe pse nuk jam gazetare e politikës, është për të qeshur sepse jam mësuar të flas me termat që flas për kronikën, të pandehur dhe persona me precedentë ndaj e kisha pak të vështirë të futesha me terma politikë, por më ndoqi kronika edhe në zonën  e KZAZ-së ku isha dhe përsëri dola në kronikë, pra bëra kronikë edhe ditën kur ishte politika kryefjala e ditës. Më lanë të futesha në burgje, për të parë votimet në burgje dhe kam qenë në burgun e Durrësit nga mëngjesi deri pasdite”, tha Keti.

Gazetarja që mbulon zhvillimet në politikë, Danjela Maloku thotë se pavarësisht lodhjes, zgjedhjet i ka pritur me qejf.

“Për një gazetare politike zgjedhjet janë si ajo ndeshje finale e një botërori që nuk duhet humbur kurrë, prandaj i kam pritur me qejf nga njëra anë dhe përgjegjësi nga ana tjetër që te jep fakti që je gazetare politike dhe mbulon institucionet më të rëndësishme të politikës apo administrimit të zgjedhjeve, jam lodhur po për mua thelbësore ka qenë një raportim i drejtë ,i paanshëm dhe korrekt që personat apo qytetarët që kanë zgjedhur të informohen përmes Report Tv të ishin të mirëinformuar”, tha Danjela.

Gazetarja që ndjek cështjet sociale, Enxhi Musai rrëfeu debatet që kishin duke qenë se kishte raste kur nuk mund të filmonin dhe kishin përplasje me kryetarin e KZAZ-së. Një sekret që zbuloi ishte se guxoi të linte vendin e punës vetëm që të shkonte e të votonte.

“Sigurisht kanë qenë ditë intensive, jemi angazhuar maksimalisht, jemi përgatitur mire që këto zgjedhje të mbulohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë për zgjedhje u stacionova në Kamëz dhe mbarova shpejt dhe mirë ku nuk pati shumë incidente përveç rasteve kur nuk na linin të filmonim me kamera, ky ishte momenti me i vështirë që u pasua me debate mes meje dhe kryetarit të KZAZ-së. Në këtë ditë më duhet të ndaj një sekret që mund të më kushtojë pak, unë e kisha shumë të rëndësishme të votoja por isha në Kamëz por unë votoj në Tiranë dhe duhet të isha aty sepse incidentet janë të papritura dhe le të themi se kam rrezikuar me ndihmën e kolegëve që i thashë të më lajmëronin nëse do ndodhte diçka dhe shkova votova”, tha Enxhi.

Spikerja Besmira Pelushaj tregoi se këto zgjedhje ishin test pasi është bërë pjesë e Report Tv vetëm para disa javësh, por ia doli që ta menaxhonte ashtu siç duhej.

“Kemi kaluar shumë zgjedhje por fakti që një mbështetje shumë e madhe vjen nga kolegët në terren, nga korrespondentët në rrethe nga kryeredaktorja dhe redaktorët nga gjithë armata në televizion është shumë e thjeshtë për mua që e pasqyroj dhe moderoj atë që ndodh. Vështirësia për mua ishte fakti se kisha pak kohë që i isha bashkuar Report Tv dhe zgjedhjet ishin test për mua. Por e kam pasur të thjeshtë sepse kam pasur njerëz pas kamerës që kanë qenë shumë profesionistë dhe më kanë orientuar në gjithçka”, tha Besmira Pelushaj.

Edhe redaktorja Pranvera Bozhiqi nuk i kishte të pakta vështirësitë pasi duhet të merrte një vendim nëse gazetarët që po mbulonin gjatë gjithë ditës duhet të ishin edhe në orët e vona të natës në krye të detyrës ap

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Rrëfimet me lot në sy të gazetareve të Report Tv! Banushi: Dy djemtë, suksesi im! Maloku: Babai, heroi im! Bozhiqi: Nëna ishte e sëmurë por më rriti vajzën

1684611712_eardhmjashtvajz.jpg

Me lot në sy dhe plot emocion, gazetaret e Report Tv që gjurmojnë çdo ditë lajmin, kanë rrëfyer në ‘E ardhmja është vajzë’ me Ermira Çaushollin se si pasioni dhe përkushtimi i ka ndihmuar në të gjithë këtë rrugëtim.

Gazetarja Keti Banushi rrëfen se përtej eksperiencës, suksesi i saj më i madh janë dy djemtë e saj për të cilët është krenare. Një mbështetje të madhe e ka pasur nga prindërit, të cilët e kanë ndihmuar në të gjithë rrugëtimin e jetës dhe uron t’i ketë sa më gjatë pranë vetes.

“Suksesi im më i madh është se kam dy djem të mbarë, dhe një ditë para zgjedhjeve pata një kënaqësi shumë të madhe pasi djali që studion juridik me solli medaljen ne shtëpi. Unë ndihem e realizuar te fëmijët e mi, pavarësisht karrierës ku kam mbaruar një shkollë kam marrë një profesion që e dua dhe kam vazhduar të jem në terren sepse e dua, më pëlqen dhe ndihem e realizuar në këtë pjesë. Por siç e theksova kënaqësia më e madhe është suksesi i fëmijëve. Gjithashtu prindërit kanë qenë dhe janë një mbështetje për mua si për profesionin ashtu edhe për ndihmën që me kanë dhënë për rritjen  e fëmijëve”, tha Keti Banushi.

Gazetarja Danjela Maloku e pati një mesazh për babain e saj, të cilin e cilëson si heroin më të madh që i ka qëndruar pranë në çdo hap.

“Unë jam vajzë që e vlerësoj veten, madje edhe arritjet e vogla dhe fakti që jam në një profesion që kam dashur që e vogël për mua është suksesi im më i madh. Padiskutim një nga gjërat më të rëndësishme për mua ka qenë profesioni dhe të qenurit gazetare dhe këtë unë e arrita. Më kujtohet kur studioja dhe punoja natën në aeroport si shitëse dhe bëja orare që shpeshherë më linin pa gjumë. Them se kjo është një arritje sado e vogël që kur kthej kokën pas kuptoj që e kam harxhuar kohën mirë, jo me kotësirat e moshës por kam bërë atë që kam dashur në jetë. Për çdo vajzë gjëja më e rëndësishme është të bëjë prindin e saj krenar për të. Të them të drejtën çdo vajzë ndjen një dashuri të pamasë për babain e saj dhe për çdo vajzë babai është heroi më i madh, po ashtu është dhe për mua heroi më i madh që kam njohur në jetë është babai im”, tha Danjela Maloku.

Kur përmendet nëna, redaktorja Pranvera Bozhiqi flet me gjysmë zëri dhe me sytë e mbushur me lot për shkak të sakrificës që bëri vetëm që të ndiqte pasionin.

“Ne gazetarët jemi të destinuar të mos jemi gjithnjë të pranishëm në familje e në shumë situata, detyrohemi që mbështetjen kryesore të kemi prindërit, ndaj secili prej nesh kur flasim për prindërit prekemi sepse pak a shumë të gjithë jemi borxhlinj ndaj atyre, për faktin që na bënë këta që jemi dhe na mbajnë të qëndrojmë kështu siç jemi, dhe të mos largohemi nga suksesi që kemi arritur. Mbështetja ime më e madhe ka qenë mami, jam bërë nënë 26 vjeçe dhe në atë kohë isha gazetare terreni dhe që t'i rikthehesha profesionit dhe ëndrra ime të mos shkatërrohej mami pavarësisht se ishte e sëmurë ka marrë vajzën time 5 muajsh dhe e ka rritur edhe pse ishte e sëmurë. Falë saj unë sot jam redaktore dhe kam arritur këtu ku jam”, tha Pranvera Bozhiqi.

Për Enxhin, qëllimi i saj ishte i vetëm që të bëjë prindërit sa më krenar. Për gazetarinë është frymëzuar nga motra e madhe, e cila po ashtu është gazetare.

“Suksesi më i madh ndoshta lidhet me faktin që dëshira ime më e madhe është të bëj prindërit e mi sa më krenarë. Ato kanë luftuar shumë dhe i kanë kushtuar jetën 4 vajzave të tyre, unë vij nga Bulqiza dhe kam qenë e angazhuar që atëherë në gazetari dhe kur nisa studimet në Durrës për Shkenca Politike doja patjetër të filloja punë në televizion, e doja aq shumë kamerën dhe median dhe bëja çmos të isha aty. Kam pasur si shembull edhe motrën më të madhe e cila është gjithashtu gazetare dhe kam ndjekur rrugën e saj”, tha Enxhi Musaj.

Edhe Besmira Pelushaj, nënë e dy djemve, e ka nisur pas kuintave punën në media derisa ia doli për t’u bërë figurë televizive.

“Unë jam një gazetare që e kam nisur nga redaksia për të dalë në ekran, më ka pëlqyer gjithmonë televizioni, fillimisht jam sugjeruar nga profesori im në fakultetin ku kam studiuar Gjuhë-Letërsi dhe jemi bërë pjesë e medias, e duke qëndruar pas kuintave kam kuptuar si funksionon ekrani dhe erdhi momenti ta provoja dhe vetë dhe thash të sfidoja veten. Sigurisht pa mbështetjen e familjes është e pamundur për t’ja arritur. Jam mama çunash dhe jam krenare për këtë. Nëna ime është mbështetja më  e madhe dhe dashuria më e pakushtëzuar”, tha Besmira Pelushaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës