Rrëfimi i babait që humbi vajzën nën rrënoja: Më fali Zoti, tullat dhe panelet i hoqa me duar (VIDEO)

Dy familje të tjera nga Thumana që humbën njerëzit e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit janë sistemuar në banesat sociale në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mundur të akomodojë familjen Vata me pesë anëtarë në një hapësirë 1+3 banimi dhe sistemimin e familjes Kabili, e përbërë me tre anëtarë, në një hapësirë 1+2 banimi. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot në mbrëmje dy familjet duke i shprehur hidhërimin për familjarët që humbën jetën, ndërsa garantuan se institucionet shtetërore do jenë gjithmonë në mbështetje të tyre për të kaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi dhe për tu riintegruar në jetën e përditshme.

Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, ne do të bëjmë, gjithçka që kemi në dorë që t’jua lehtësojmë ca barrë që ju ra. Kemi marrë disa vendime për familjet e viktimave dhe besoj që nga pikëpamja e mbështetjes financiare do të jeni pa pasur dhimbje koke për të realizuar ato nevoja bazike të familjes. Edhe fëmijëve do ju japim bursë. Jetën e atyre që ikë nuk i kthejmë dot por jetët tuaja do jua lehtësojmë sat ë jetë e mundur. Ne do të jemi për çdo gjë në dispozicion. Ne do ti rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brena kësaj jave”, - tha Rama.

Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten, por jo vajzën e tij, ndërsa i ka treguar kryeministrit si arriti të dilte nga gërmadhat e pallatit që u shemb në Thumanë dhe la të vdekur 15 persona. "Vajza ka ikur nuk vjen më, tani c'të na japë Zoti. Edhe mua Zoti më ka falur, kam dalë nga gërmadhat, sesi kam dalë...!!! I hoqa vetë me duar panelet dhe tullat që dola. Isha në katin e katërt, dola për 15 minuta. Në atë pallat kanë humbur jetën 15 persona" tha Haxhi Kabili. Kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do bëjë gjithçka për një akomodim sa më të mirë të këtyre familjeve, ndërsa theksoi se nuk do të mungojnë as shërbimet mjekësore apo ato sociale e arsimore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
'Kam punuar me vjehrrën tënde...'! E moshuara i zë pritë, Rama: Jo simpati me britma, mos bërtit (VIDEO)

Në momentin që kryeministri Rama po dilte nga hyrjet e pallatit në Shkozë ku janë akomoduar familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë, një zonjë e moshuar i ka zënë 'pritë' duke iu ankuar se pensioni që merr, vetëm 130 mijë lekë nuk i del për të paguar qiranë 40 mijë lekë te banesat sociale. Kreu i qeverisë i kërkoi që të qetësohej.

Diskutimi i kryeministrit Rama me të moshuarën
E moshuara: Jo do ta takoj, kam simpati
Edi Rama: Simpati, por jo me britma, por me qetësi
E moshuara: Të më falësh të dua fort, kam punuar me vjehrrën tënde
Edi Rama: Më thuaj çfarë problemi ke?
E moshuara: Jam e pa martuar kam një shtëpi paguaj 40 mijë leka
Edi Rama: Të dëgjova
E moshuara: Të lutem mos u largua, më dëgjove, jam me aktin normativ, te Bakalli mbrapa 55-vjet më nxori pronari. Marr 130 mijë lekë, nuk më dalin
Edi Rama: Mos bërtit atyre u kanë vdekur njerëz, quaj qetësinë
E moshuara: Ata i dua fort...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Rama: 10/12/2019 08:18

    Je Nona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit