Rrëfimi i Eliza Dushkut:
Shqipëria nën lëkurën time

Rrëfimi i Eliza Dushkut: <br />Shqipëria nën lëkurën time
Të premten në mbrëmje, pas gati një viti pune Eliza Dushku prezanton në kinema Millennium dokumentarin e saj. Titullohet "Dear Albania" dhe është i gjatë një orë, kohë në të cilën ajo përmbledh 15 qytete shqiptare të cilat sipas saj janë unike.

Një dokumentar kahu i së cilit kuptohet lehtë për nga shkon, por gjithsesi cfarë ka parë syri i aktores vështirë të hamendësohet deri në detaje.

 Derisa dokumentari të projektohet zor se dikush mund të thotë më shumë se kaq se sa vetë Eliza. Rruga e saj drejt "shtëpisë" rrëfehet në një artikull të shkruar nga vetë ajo në gazetën "Huffington Post". Një rrëfim i ndjerë dhe i detajuar që zbulon fillesat e rilidhjes së aktores me Shqipërinë. Edhe pse ka kaluar tashmë një vit nga publikimi i shkrimit të saj (më shumë se 3 mijë pëlqime në facebook, mbi 700 mesazhe dhe qindra mesazhe në rrjete të tjera sociale) po e risjellim për të parë sesi zbulohet Shqipëria nga një fëmijë emigranti, lindur dhe rritur larg atdheut. Si rindërtohet e shkuara dhe sa e pranishme mund të jetë ajo në të tashmen dhe të ardhmen e një njeriu…

JA RREFIMI I SAJ

Duke qenë se kam patur mundësinë të udhëtoj në të gjithë botën gjatë jetës sime, kam parë mjaft vendetë mrekullueshme. Pasi vizitova 15 qytete unikale, në udhëtimin tim më të fundit në Shqipëri (dhe marrjes së nënshtetësisë shqiptare), dua të ndaj përvojën time me "Lonely Planet's Travel Destination of 2011". Unë jam një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni. Ata që më njohin e dinë mirë krenarinë time prej bostonianeje. Megjithatë kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e joshur nga Shqipëria vendi im "jetim" dhe misterioz edhe pse për të flitej shumë pak. Babai im, Philip, u rrit omunitet multikultural në Boston nga prindërit e tij George... dhe Villërmini Dushku, të cilët erdhën në Amerikë me varkë nga ky vend i vogël i Ballkanit në vitin 1920. Nuk i kam njohur kurrë gjyshërit e mi. Ata vdiqën para se unë të lindja. Nuk kam patur kurrë ndjenja të forta në fillim për Shqipërinë apo qytetin tim Korçën, prej nga erdhën të mitë, por ndjenjat u rritën bashkë me mua. Ja historia...
Kur fillova të tërheq vëmendjen në karrierën time si aktore, shqiptarët filluan menjëherë të thonë se ''një shqiptare!'' po hynte në shoë-n botëror... e rrallë, nuk isha as Belushi! Më herët, dikush rreth shtëpisë sime kishte thënë me zë të fortë, ''Ej po ti je shqiptare''!
Njëherë tjetër familja ime shkoi për të parë filmin italo-shqiptar "L'America". Kur kamera fokusoi mbi kuvertë një grup emigrantësh shqiptarë, unë pashë fytyra që i ngjanin aq shumë babait tim, vëllait dhe pse jo mua. Ftesa ime e parë për të udhëtuar në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur unë u njoha me një prej fotografëve më të mirë Fadil Berisha, gjatë kohës kur jepja shfaqje në Broadëay. Fadili, është fotografi zyrtar i Rolex, Miss Universe dhe Miss USA. Ka punuar për "Elle", "Vogue", "Mademoiselle", etj., dhe është shumë i famshëm tek shqiptarët për punën e tij.
Ai më tregoi për gjyshërit e mi. "Toka mëmë" po më thërriste. Isha bërë në njëfarë mënyre një heroinë kombëtare dhe donte të më dërgonte në ''shtëpi'' për vizitë. Babai im, vëllai dhe unë u bindëm dhe kështu bëmë udhëtimin tonë të parë në Shqipëri që ishte joshës dhe mahnitës. Unë kam parë shumë pak vende të bukura si Shqipëria, që gjenden detin Adriatik dhe në detin Jon, një vend që "Lonely Planet" e vuri nëdhjeteshen e vendeve për tu vizituar gjatë vitit 2011, por është gjithashtu e njohur për izolimin krenar gjatë periudhës komuniste.
Ndërsa kthehesha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjeva diccka më të thellë sesa një kureshtje fillestare. Doja "ta kuptoja" Shqipërinë. Në një farë mënyre të merrja dhe të ndaja këtë eksperiencë me pjesën tjetër të botës. Ideja për një film dokumentar për Shqipërinë, për promovimin e turizmit, u hodh nga Fadil Berisha, vëllai im Nate Dushku dhe unë. Në fillim ideja ishte për film. Duhej bërë! Ishte si një punë dashurie. Do ta quanim "Love Letter to Albania" (Letër dashurie për Shqipërinë).
Kujt ia mori mendja se unë do të kthesha në shtëpi me dynënshtetësi! Tani që kujtoj ato javë që kaluam atje, ndihet naïve që jam nxituar se mund ta kuptoja në kaq pak kohë Shqipërinë, por I gjithë procesi ishte kaq mahnitës dhe modest. Unë fillova të shpjegoj diversitetin që gjeta kur pashë plazhet e mrekullueshme, malet dhe fshatrat fantastike, secila me historinë e saj qindravjeçare.
Është një aventurë që po e zbuloj dhe kuptoj. Unë mund të kthehem shumë herë dhe ende ndjehem shumë sipërfaqësore që të pohoj se unë i njoh shqiptarët. Dikush mund të thotë të njëjtën gjë për Italinë, Greqinë, Kroacinë, për historitë e tyre të çmuara dhe që ende paraqesin thesare të tjera mjaft të shkëlqyera.
Mund të fillojnë me një tur me anije që ndalon në portet e shumë ishujve, të njohura për rërën e zezë të plazheve ose vullkanet - por nëse e zgjat qëndrimin në ato vende, zbulon kuptime të reja dhe të fuqishme.
Kur isha e vogël, gjatë udhëtimit tim të parë në Greqi, u zgjuam në një fshat të vogël dhe ecëm përgjatë rrugëve për të gjetur një mëngjesore, pa e ditur se kishim fyer rëndë shtëpinë që na priste, sepse zgjodhëm një restorant në qoshen e gabuar.
Padashur hymë në mosmarrëveshje që na ktheu prapa në periudhën e luftës ndërmjet fashistëve dhe komunistëve. Kur i pyetëm sesi e gjitha kjo kishte mundësi të ndodhte, miqtë tanë na thanë se kjo për ta ishte sikur të kishte ndodhur dje. Turistë të verbër? Një mësim që më erdhi sapo vura këmbën në shkëmbinjtë dhe pashë një rrënojë historike në krah të një mali. E dija që atje kishte histori që duheshin zbuluar, nëse do të gjeja njerëzit e duhur që të ma tregonin. Ishim të vendosur të bënim dokumentarin tonë mbi Shqipërinë, me shkëlqim, stil, plot ngjyra dhe kinematografik.
Projekti do të përfshinte personalitete, pamje mahnitëse, aspekte kulturore si ushqimi, moda, sporti, jeta e natës gjithçka mbi zakonet shqiptare, mjedisin socio-ekonomik dhe çështje politike me të cilat vendi po përballet.
Pasi u harruam pas qytetit dhe fshatit, duke marrë rreze dielli në natyrë dhe duke u ushqyer me energji dhe vitalitetin e shqiptarëve, mundëm të shijonim dhe dyqanet sexy, gjithsesi donim akoma. Sulmuam jetën e kryeqendrës Tiranë dhe qytetet bregdetare, ishujt e rivierës shqiptare dhe udhëtuam për në fshatrat e Alpeve, afër kufirit me Maqedoninë dhe më pas shkuam në Prishtinë. Qyteti i ri i Kosovës, e banuar kryesisht nga shqiptarë.
Shoqëruesit e mi ishin im vëlla Nate, i dashuri im Rick Fox, tre amerikanë dhe një numër i madh kameramanësh shqiptarë, truproja dhe ndihmësa. Fatmirësisht guida jonë qe Fadil Berisha, i cili ndihmoi si ndërmjetës me institucionet qeveritare, median dhe rrjetet sociale në vend. Ne ndaluam në 15 qytete, në çdo vend shijuam bukurinë por uria për të pare sa më shumë na u shtua përsëri. "Të futet nën lëkurë" Shqipëria ime, të futet më shpejt nga sa ndenja unë atje. Sa në shpesh shkoj, aq më shumë e kuptoj se ka shumë histori për të zbuluar. Shumica e tyre janë të mbushura me mister të lashtë saqë duhet një vështrim shumë i thellë për t'i zbuluar. Ndjeva diçka krejt ndryshe në këtë udhëtim në "shtëpi". Pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar të cilët ndihen të lidhjeve të thella në Shqipëri, për herë të parë unë mund të imagjinohet duke thënë se "Unë e di atë që ndihet si të jesh shqiptar". Po filloj të kuptoj kompleksitetin e përzierjes së krenarisë dhe trishtimit mbi atë që aq shumë e kanë përjetuar të vjetrit dhe e kanë dëgjuar të rinjtë, po filloj të kuptoj më shumë rreth triumfeve dhe humbjeve që ky popull ka përjetuar - si individë dhe si komunitet.
Kështu, kur u ftova bujarisht për t'u bërë një qytetare shqiptare, nuk ndjeva asnjë ngurrim. Përkundrazi u ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë.

Kur u ftova për të marrë nënshtetësinë shqiptare, u ndjeva e nderuar që munda ta pranoj këtë dhuratë. Unë mbaj gjithashtu dhe nënshtetësinë time amerikane, sepse është dhe kjo pjesë e imja. Por më duhet ta shpall se prej 17 gushtit 2011, unë Eliza Patricia Dushku, jam një shqiptaro-amerikane.

Shkrimi u publikua ne suplementin "FUNDJAVA" të gazetës Shqiptarja.com, 5 tetor 2012
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…