Rrëfimi i gazetarit: Në Shqipëri
polici më kërkoi favor seksual

Rrëfimi i gazetarit: Në Shqipëri<br />polici më kërkoi favor seksual
Tony Incenzo në Angli njihet si “tifozi i lënë nga trutë e kokës” ka vizituar 1 995 stadiume në 36 vende. Prej prillit të vitit 1973 ai ndjek çdo ndeshje të QPR-së në shtëpi.

Por, më parë ai ka punuar edhe si gazetar sportiv. Në vitin 1993 ka vizituar Shqipërinë për të raportuar për ndeshjen e Republikës së Irlandës me Shqipërinë. 

Në shënimet e 52-vjeçarit për eksperiencën e tij të vizitës në Shqipëri të bën për shtypje një fakt mjaft i çuditshëm.

“Po raportoja për ndeshje e Republikës së Irlandës kundër Shqipërisë për ‘Capital Radio”. Ishte si të ktheheshe 400 vite pas. Kontrollova dhomën e hoteli dhe aty pash një mi të zi rreth 30 cm i gjatë. Hoteli s’mundi të bënte asgjë, kështu që thirra policinë. Ata e gjurmuan në vrimë të madhe dhe për të bllokuar gropën prishën dh dollapin e gardërobës. Ishte dramatike! Sidoqoftë, për disa arsye tre policët më pëlqyen dhe një prej tyre më kërkoi nëse mund të kaloja natën me të si mënyrë falënderimi. Dy të tjerët donin të shikonin. U thash të dilnin jashtë”, tregon 52-vjeçari.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron