Rrëfimi i Gëzim Myshketës,regjisor
dhe personazh i operas “Carmen”

Rrëfimi i Gëzim Myshketës,regjisor<br />dhe personazh i operas “Carmen”<br /><br>
“Carmen” është ngjitur në skenë me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.

Gëzim Myshketa, bariton i njohur në skenat botërore nuk ka mjaftuar vetëm me bërjen e regjinë së kësaj vepre. Ai do të këndojë edhe rolin më të dashur Eskamilion. Në këtë intervistë Myshketa rrëfen udhëtimin e tij me rolet në skenat botërore. Ai ka ikur që 18 vjeç nga TKOB dhe ka shumë për të treguar për karrierën dhe emocionet e sukseseve të mëdha në skenat botërore.

Gëzim, cilët janë personazhet e tu më të dashur?
- Don Giovanni,  Figaro, Alfio në Cavalleria Rusticana, Eskamilio, të cilin e kam interpretuar shumë shpesh dhe nuk do të kisha mundësi të them një në veçanti, se është përdorur shumë kjo, por unë e them sërish se janë si puna e fëmijëve, jo nuk mund t’i ndash dot.

Për sa i përket interpretimit tuaj më të ri në Tiranë, çfarë mund të na thoni për personazhin që interpretoni tek opera “Carmen”?
- Eskamilio, do të jetë një personazh tepër modern, do të jetë në një këndvështrim, në një lexim mjaft natyral. Është një djalosh i cili është i rritur në një lagje të varfër ciganësh që realizon ëndrrën e tij dhe kthehet në habitatin e tij natyral për të festuar bashkë me ciganët e tjerë, pra për të festuar bashkë me të njëjtët e tij, le të themi.

Çfarë i shtynë regjisorët e operave klasike të interpretojnë shpesh personazhet e shtresave të margjinalizuara, çfarë gjejnë tek këta njerëz, të cilët edhe ngjiten në skenë shpesh e më shpesh?
-Opera nuk mund të jetë vetëm një shprehje artistike sublime superiore, që iu kushtohet vetëm kontëve dhe mbretërve, siç ndodh shpesh, por kur shkohet me emocion tek bohemët apo tek njerëzit e margjinalizuar, siç është edhe Carmen, dhe regjisori ka mundësi të sjellë më shumë emocione, se ata edhe mund të gjejmë veten e vet në këto personazhe dhe kjo gjë do ta emocionojë spektatorin.

Cili është projekti juaj i radhës pasi të jeni larguar nga Tirana?
-Do të jetë një opera me regji të Franco Zeffirelli-t, nmjeshtër i amdh a, të cilnë do ta ngjism në skenë shumë shpejt.

Çfarë të mban lidhur me vendin tënd, kur karrierën tënde ua ke kushtuar skenave botërore dhe shoh që nuk ke harruar gjuhën, nuk ke harruar dhe reflekton atë temparamentin tënd vendas?
-Shqipëria është ngrohtësia, është kjo vëmendja juaj kaq dashamirëse, dhe mund të them se unë jam larguar goxha i formuar sepse kam qenë afërsisht 18 vjeç që kam ikur dhe nuk mund ta harroj as vendin as gjuhën shqipe, nuk mund ta harroj kurrë.

-Megjithëse jeta nga ka ndarë, kam 18 vjet jashtë shtetit e zhvilloj karrierën atje. Patjetër Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë ka qenë fillesa  e çdo gjëje, aty filloi pasioni aty fillova hapat e para dhe unë ka vënë rolet e para dhe mbaja mend që kam debutuar me Saimir Pirgun, me Ermonela Jahon, në të njëjtin kast dhe e kush do ta mendonte se gjerat do të shkonin kështu....

E kujton për cilat arsye ka qenë ikja jote nga Shqipëria?
-Ikja ime për një formim akoma më të plotë muzikor, dhe për të studiuar edhe ne vendin që është atdheu i Operës, Italia. Natyrisht pas shumë sakrificash ndodhi ajo që ëndërroja; për të marrë një karrierë muzikore dhe për të pasur një trampolinë për një karrierë më të madhe në arenat botërore.

Cilat kanë qenë momente  më të bukuar që ke përjetuar në Itali në karrierën tënde?
-Ka qenë debutimi i parë, nuk diskutohet, me mjeshtrin tim të paharruar Maestro Chanela që fatkeqësisht nuk jeton më. Kur më ka marrë atëherë në telefon dhe më thanë se të duam të bësh dasmën e Figaros, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Mund ta them këtë se  në hera e parë që unë shkela në truallin e skenës italiane. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, emocion se debutoja me talente që kanë bërë emër në botë.

Nga takimet me shqiptarët e famshëm në skenat botërore, cili ka qenë momenti më emocionues?
-Me Ermonelën nuk diskutohet gati dhjetë vjet përpara në Trieste, Me Saimiri Pirgun debutuam së afërmi Teatrin e San Carlos më të bukurin në botë që konsiderohet në Napoli, dhe me të tjerë, me Inva Mulën, me Josif Gjipalin që kam kënduar në Marseje, në Atilia, në Bolonja, në Napoli me operën Verdit, dhe me kolegë të tjerë.

Baritonët dhe mezzospranot janë zëra jo të zakonshëm në botën e operës, kur u zbuluat si bariton, si e kujton këtë pikënisje të karrierës tënde?
-Për zërin bariton mua më zbuloi  mjeshtri italian Legera, sepse unë isha impostuar si tenor leggiero me falcetë dhe ai  futi në autoritetin e karrierës me profilin e ngrohtë dhe autoritar të baritonit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan