Rrëfimi i infermierit të pacientëve me COVID: Nuk e imagjinon dot njeri, një ambienti i mbyllur e gri...i përkëdhelim dorën e ballin (VIDEO)

TIRANË - Nuk është aspak e lehtë për ta të jenë në frontin e parë të një beteje me një armik të padukshëm dhe të panjohur për ta. Puna e përditshme e bluzave të bardha në Spitalin Infektiv në Tiranë, nis me veshjen e mjeteve mbrojtëse dhe me përkujdesjen për pacientët e shtuar. Për Saimir Hitën, infermier tek Infektivi nuk ishte aspak e lehtë në fillim të mësohej me një situatë që krejt papritur të bënte viktimë të një infeksioni që bota po lufton t'i gjejë vaksinën. Por tashmë, gjithçka për të është kthyer në rutinë, pasi ndihet më i qetë dhe me besim se do të dalin fitues të kësaj lufte.

Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, infermieri Hita përshkruan emocionet e para kur iu desh të përballej me pacientët e parë por edhe se si është një ditë e tij në spitalin Infektiv.

"Me thënë të vërtetën frikë ishte në fillim, tani është bërë si punë rutine. Ndoshta frika mund të qëndrojë jashtë, por aty e ndjejmë veten të mbrojtur, është habitati jonë, është familja jonë. E heqim mendjen duke qenë pranë pacientëve. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë komplikacione, nuk është se erdhi ky virus i ri. Ky na e  komplikoi më shumë situatën, por që pacient me kompliakacione ka pasur pa fund. Di që kanë dalë me sukses dhe falënderimet kanë qenë të përzemërta.

Ne punojmë me 8 orarësh, jemi një ekip relativisht profesionist dhe jo shumë i madh, pjesa më e madhe janë vajza, i falenderoj, jemi vetëm 2 çuna. Marrim dorëzimet, vishemi, futemi tek pacientët, aplikojmë terapitë në bashkëpunim me mjekun reanimator, futet kolegu tjetër ndërsa del tjetri, respektohet heqja e armaturës se është shumë delikate dhe aty është pika kyçe e kësaj lufte, të paktën tek ne infermierët se jemi drejtpërdrejt me të sëmurët me COVID", tregon infermieri për Report Tv.

A ndihej i frikësuar për familjarët e tij teksa lë detyrën në shërbim të pacientëve dhe shkon në shtëpi?

"Kjo erdhi aq shumë gradualisht saqë momentet e para që mund t'i bëjë keq të shtëpisë, kanë kaluar. uUë shpirtërisht tani mund të them jam qetësuar, shpresoj të mbarojë sa më shpejt, këtë nuk e dimë përsakohë ka të sëmurë akoma. Sikur edhe 1 të jetë, vazhdon të jetë e rrezikshme për gjithë komunitetin. Nuk duhet neglizhuar për asnjë arsye. Nuk është plumb, është diçka që nuk dihet", shton ai.

Pjesa më delikate që mund t'i rrezikojë vetë bluzat e bardha, e veçanërisht infermierët që janë në kontakte të vazhdueshme me pacientët, është momenti i zhveshjes mbrojtëse.

"Është si relativa e një akordi. Siç do të ngjitesh ashtu edhe do të zbresësh, nuk janë si shkallët e pallatit, janë si notat. Kë vesh të parën duhet ta heqësh të fundit. ndonjëherë ia kujtojmë kolegëve ndonjëherë na e kujtojnë. jemi si një familje, jemi ekip me njëri-tjetrin", tha Saimir Hita.

Ai tashmë është angazhuar në reanimacionin e spitalit Infektiv, aty ku pacientët ikin e vijnë. Megjithatë ai ndan disa përjetime të tijat personale nga lidhja me ta.

"Kur janë koshient normalisht kanë frikë, tregojnë një farë frike sepse aty është ambienti shumë i mbyllur nuk e imagjinon dot njeri, është gri gjithë kohës, ka disa dritare për të dhënë dritë më shumë. Dhe ne që jemi me ato uniformat, mundohemi edhe ne se nuk jemi mësuar as ne, mundohemi të jemi pranë tyre, por pjesa më e madhe janë në terapi intensive janë me aparatura. Një paciente që mbaj mend që ka dalë me thënë të vërtetën u rrëqetha, mu bë shumë qejfi se 23 ditë aty brenda, përmendte herë pas herë emrin tonë, se ne prezantohemi gjithmonë, i prekim dorën, i prekim ballin", kujton ai.

Në këtë situatë pandemie, Saimiri e ka thuajse të pamundur të mbajë kontakt me pacientët e shëruar apo me familjarë të tyre që bluzat e bardha i shohin si heronj të familjarëve të tyre që mundin sëmundjet. Por më herët, ai i ka ruajtur marrëdhëniet me të gjitha. E tillë është edhe historia e një pacienteje që la spitalin para pandemisë.

"Bajamja më shkruan akoma në Facebook, e përshëndes, ndihem mirë nga këto gjeste", përfundon infermieri.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'