Ish-gjyqtarin famëkeq Subi Sulcen e përndoqi deri në fund historia e dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të cilët i dënoi me vdekje.
Robert Bushka, kunati i Sybi Sulce rrëfen per Shqiptarja.com e Report Tv se gjyqtari vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi. Gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e kishte përbuzur për dënimet që kishte dhënë në të shkuarën nën petkun e gjykatësit.
Bushka e justifikon veprimin e kunatit. “Sybiu ishte njeri i ndershëm, regjimi e bënte të keq”.
Por nuk mund të mos e prekë në rrëfim momentin kur e gjeti Sybiun, 3 ditë pasi ai kishte ndërruar jete.
“E kuptuam që i kishte ndodhur dicka sepse nuk përgjigjej në telefon. Pasi shkova në banesë, dera ishte e mbyllur. Lajmëruam policinë e cila u fut nga dritarja. Sybiu ishte i shtrirë në divan me pult në dorë.
“Jetonte i vetëm, gruaja i ka vdekur, fëmijë nuk ka. Sybiu njeri i ndershëm pavaresisht se regjimi e bënte të keq. Personat që ka dënuar ishin nga sistemi jo nga Sybi”.
Madje kunati nuk heziton të sjellë detaje për gjyqtarin nga gjyqi që i bëri poetëve në Librazhd.
“Dënimin e dhënë në Librazhd, Sybiu nuk e ka pranuar cështjen. Për këtë është shtruar në spital, por e detyruan ta gjykonte cështjen”.
Jeta e gjyqtarit të komunizmit nuk vijoi normale. Kunati thotë se në vitet e demokracisë ai është përballur me kërcënime për vdekje.
“Sybin e kanë kërcënuar në praninë time nga një person që e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie madje e kanë kërcënuar edhe në sytë e mi”.
Shkak te vdekjes sipas kunatit ka vetëm një, natyrale.
(Ne foto dy poetet, Vilson Blloshmi e Genc Leka)

Ish-gjyqtari, Subi Sulçe që dënoi me vdekje dy poetët e Librazhdit, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nderroi jete ne moshen 95-vjecare. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e të mërkurës. Por Sulçe kishte ndërruar jetë tre ditë më parë nga dita që u gjet i pajetë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO