TIRANE, 15 Dhjetor /ATSH/- Zbatimi i rregulllave të detyrueshme nga kompani të ndryshme gjatë transferimit ndërkombëtar të të dhënave personale është kusht shumë i rëndësishëm për të garantuar mbrojtje të sigurtë të privatësisë për qytetarët shqiptarë.
Kjo ka qenë kryefjalë e seminarit,  "Mbi implementimin e Rregullave të Detyrueshme të korporatave në hapsirën frankofone", organizuar  të hënën nga komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. Në fjalën e tij Dervishi shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të zyrës së Komisionerit me partneritetin privat.
Sipas Dervishit, respektimi i privatësisë dhe të dhënave personale duhet të rregullohet me anë të bashkëpunimit me sektorin privat.
Në seminar ekspertja franceze Myriam Gufflet, përcolli tek përfaqësuesit e kompanive shqiptare përmbajtjen e rregullat që duhet të zbatohen.
Seminari me temë "Mbi implementimin e Rregullave të Detyrueshme të korporatave në hapsirën frankofone" synoi të rrisë ndërgjegjësimin në radhët e kompanive private dhe në sektorin publik në këtë drejtim. e.xh/f.n/