Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.
Sipas rregullave të reja tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimi, pasi nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.
“ Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!. Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër. Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.
Po në qe jetome në angli ta sjellim na makin 2020.. po prap sna e boni dogane neve ju. Lejoni makinat e 2007 por nuk lejoni me timon anglez.. pa lidhje ky muhabet.
PërgjigjuLigje te sponsorizuara nga koncensionaret e makinave. Te vendet e rajonit Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi nuk e ka kete kufizim sepse shohin interesin e qytetarit qe te mos shpenzoje per makina por per biznes dhe pune. Pa dyshim qe Gonxhja i Rilindjes eshte inisiator, me pretendimin e ndotjes. Po atij fermerit ne Puke cfare do ti themi bli nje fuoristrade te 2007 15000 euro se ajo e 1995 qe eshte 5000 euro ndot malet e Pukes????? Dhe ato 10000 euro qe do kursente do blinte 10 lope me shume. Por ne mes te Athines qe ka me shume makina te 90 si ja bejne valle? E masakruat kete popull me lloj lloj kanalesh per te shpene uje ne burimin tuaj.
PërgjigjuDuhet jo me shume se 2010 e lart se u mbush me makina kot vendi , vetëm ndonje foristrade 4x4 ok mbi 2007
Përgjigjuligj muti!! E mbushet shqiperin me rrangallot e botes qe pervec se ndosin qytet shtojn dhe trafikun dhe vendet e parkimeve..
PërgjigjuU keputet.. Duhet jo me te vjetra se 10 vjet e jo 15.
Përgjigju