Në mbledhjen e thirrur sot nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokati Saimir Vishaj u shpreh se zgjidhja më e mirë është bojkotimi i avokatëve kryesisht.
“Kërkoj një impenjim më të madh nga ju. E kemi provuar bojkotin dhe nuk na ka sjellë asgjë. Më shumë janë bërë pushime nga avokatët dhe gjyqtarët sesa ka sjellë ndonjë gjë nga ajo që kemi kërkuar ne. Është gjyqtari i çështjes ai që vendos se si zhvillohet seanca.
Nuk duhet të presim datën 15, por ne që nesër, ju dhe Dhoma e Këshillit të Përgjithshëm, duhet të dalim me një mendje, që për 10 ditë t’i godasim me avokatët kryesisht. Kjo goditje do të na sjellë pozitivitet, është një demonstrim real që i bëjmë GJKKO-së. Avokatët mos të atashohen brenda një afati që mund ta vendosim të gjithë, nga masa e sigurisë deri te gjyqet penale. Duke bërë një bojkot nga ana e avokatëve kryesisht, ne i japim goditjen e parë kësaj gjykate”, tha Vishaj.
Lajmi kryesor:
Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin






