Tirane- Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku.
Sipas rregullores që hyn në fuqi nga 1 janari 2025, në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.
Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve vitin tjetër. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.
Po ashtu në rregullore thuhet se vetë Shoqëria e sigurimit mund të zbatojë edhe faktorë të tjerë risku, përveç atyre të parashikuara.
Formula e përllogaritjes së primit të sigurimit duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e sipërcituara është bërë nga AMF, dhe në bazë të kësaj formule kompanitë e sigurimit do të vendosin vetë tarifat e primit të sigurimit, dhe ia vë në dispozicion AMF-së 30 ditë para se t’i aplikojë ato.
Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.
Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë
Këta që e kanë përpiluar këtë formulë janë realisht të paaftë. Arsyeja pse rritet kosto e sigurimit është prej makinave të reja jo të vjetra. Me 50000 lekë e ribën komplet një makinë të vjetër, por me teknologjinë që kanë makinat e reja aq lek nuk bën as sensori. Këta po dënojnë njerëzit që skanë dhe i kalojn barrën e dikujt që ka vendosur të marri super makinë. Ideja e siguracionit është që barra të shpërndahet te të tërë por me këtë vendim realisht ja kanë futur kot.
PërgjigjuMakina po kaloj koloaudimin nuk eshte rrezik per aksident sa do e vjeter te jet e habitshme eshte
PërgjigjuNe te shtetit Bektashi nuk do paguajme asgje, kush te doj te vij, se Rama nuk ul gje vec po e rriti.
PërgjigjuKESHTU E KA AMERIKA,SHUME MIRE KJO NISME...
PërgjigjuMe në fund që vendosen për modelin bonus malus, ishte kohë që flitej po hiç. Te shohim çfarë do dreqosin dhe institutet e sigurimeve.
PërgjigjuS'merret vesh a behet me.ule siguracionin per. Veturat, apo me.rrite per Fuoristradat e bobave Cme intereson mua po ma le njesoj edhe ua rrit atyre. Smerret vesh per ke behet
PërgjigjuO shtet mut, pse nuk e beni si gjith bota kush e ka me te shtrejte paguan me shume.. kush ben aksidente paguan me shume.. shtet i kalbur nga koka, shpresoj ta lexoj edhe Edi Rama se ben si i drejte.
PërgjigjuShoferet problematike nuk duhet te qarkullojne fare.
PërgjigjuNisma nuk e thote a do rritet siguracioni parimisht. Ne Maqedoni edhte 90 euro, ne e kemi 175. Siguracioni nderkomnetare kane 95 euro ne vit, ne mbin 200. Ja te presim per ke do jete bonus e per ke malus. Skeptik
Përgjigju