Rregullorja për 'Fondin e Kompensimit', vlera minimale jo më pak se 150 milionë lekë

Rregullorja për 'Fondin e Kompensimit', vlera minimale jo më pak se 150 milionë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar dhe ka publikuar për konsultim publik një tjetër projekt-rregullore. Dokumenti ka të bëjë me llogaritjen e Fondit të Kompensimit, rastet e prekjes, rastet e ndërhyrjes dhe rivendosjes së vlerës minimale të këtij fondi” dhe përcakton mënyrën e llogaritjes së fondit, kontributin e çdo anëtari të Byrosë Shqiptare të Sigurimit në vlerën minimale të fondit të kompensimit si dhe rastet e prekjes, ndërhyrjes dhe afatet e rivendosjes së kësaj vlere.

Në këtë projekt-rregullore specifikohet gjithashtu se Byroja Shqiptare e Sigurimit duhet të mbajë në çdo rast një vlerë minimale prej 150 milionë lekësh. Kjo vlerë financohet nga të gjithë anëtarët e Byrosë në mënyrë të barabartë dhe shërben si fond garancie për Fondin e Kompensimit. Në dokument përcaktohen mundësitë dhe modalitetet e investimit të Fondit të Garancisë, si edhe rastet e prekjes së tij nga ana e Byrosë dhe afatet për rivendosjen e kësaj vlere minimale.

Llogaritja e Fondit të Kompensimit që i takon vitit aktual duhet të jetë në masë të tillë që të përballojë pagesat e dëmeve objekt i fondit të kompensimit. Ky Fond llogaritet duke vlerësuar kontributin që i takon vitit aktual dhe provigjonet për dëmet e ndodhura në vitet e mëparshme që mbulohen nga Fondi i Kompensimit, sipas nenit 41, të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.”

Gjithashtu rregullorja përcakton edhe mënyrën e llogaritjes dhe mbajtjes së balancës nga Byroja Shqiptare e Sigurimit në fund të çdo viti. Kështu, balancat e llogarisë së Fondit të Kompensimit më datë 31 dhjetor të çdo viti, do të pasqyrohen në bilancin e Byrosë, si detyrime financiare për vitin pasardhës. Në fillim të vitit financiar pasues, Byroja njofton shoqërinë e sigurimit mbi mbartjen e detyrimit të fondit, i cili i shtohet kontributit të fondit të kompensimit, për vitin aktual.

Pasi t’i nënshtrohet procesit të konsultim publik, projekt-rregullorja pritet të miratohet nga Bordi i Autoritetit dhe parashikohet të hyjë në fuqi paralelisht me ligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, më 1 korrik 2021. Në bazë të ndryshimeve ligjore, të siguruarit i lind e drejta që në rastin e një aksidenti të shkaktuar nga një mjet i pasiguruar, ose i paidentifikuar, ta bëjë kërkesën për dëmshpërblim direkt te shoqëria e tij e sigurimit, duke shmangur kështu dërgimin automatik të rastit te Byroja Shqiptare e Sigurimit.

(Kliko këtu për Projekt rregulloren për llogaritjen e Fondit të Kompensimit)

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja