Rrëmben kurorën e më të bukurës së Afrikës, kurorëzohet misi me aftësi të kufizuara

Rrëmben kurorën e më të bukurës së Afrikës, kurorëzohet misi me aftësi të kufizuara

Mia le Roux

Mia le Roux është bërë gruaja e parë me aftësi të kufizuara në dëgjim, e cila është kurorëzuar si Miss Afrika e Jugut.

Në fjalimin e saj, Le Roux tha se shpresonte se fitorja e saj do t'i ndihmonte ata që ndiheshin të përjashtuar nga shoqëria për të arritur ëndrrat e tyre më të mëdha, ashtu si ajo, shkruan BBC.

Ajo tha se donte të ndihmonte ata që ishin të përjashtuar financiarisht ose me aftësi ndryshe.

Le Roux, 28 vjeç, u diagnostikua me humbje të thellë të dëgjimit në moshën një vjeçare dhe ka një implant koklear për ta ndihmuar të perceptojë tingullin.

Ajo tha se ishin dashur dy vjet terapi të të folurit para se të ishte në gjendje të thoshte fjalët e saj të para.

"Unë jam një grua e shurdhër dhe krenare nga Afrika e Jugut dhe e di se si është të jesh e përjashtuar. Tani e di që u vendosa në këtë planet për të thyer tabutë dhe e bëra këtë sonte”, tha pas fitores Mia le Roux.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan