TIRANE- Një rast dhune është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Pa Gjurmë'. 25-vjeçarja Shkurte Ismailaj dhe babai i saj Shpëtim Ismailaj kanë akuzuar gjyshin e vajzave të saj se i ka dhunuar ato. Ata kanë sjellë pranë emisionit Pa Gjurmë disa video ku vajzat Melina dhe Ajla 5 dhe 1 vjeçe shfaqen duke qarë, teksa akuzojnë gjyshin se i ka dhunuar. Ndërsa në një video tjetër ky i fundit shfaqet i dehur duke u zvarritur në tokë ndërkohë që thërret me zë të lartë "Do e vras, ose ato, ose unë, ose policia". Djali i tij, baba i dy vajzave të mitura i ftuar në studion e Pa Gjurmë mohon që i ati të ketë dhunuar të bijat, ndërsa akuzon ish-bashkëshorten se ka qenë ajo që i ka rrahur vajzat dhe i ka detyruar t'ia hedhin fajin gjyshit. Në një lidhje telefonike nga Franca ku ka shkuar të kërkojë azil Shkurte Ismailaj mohon akuzat e bashkëshortit, ndërsa shprehet se ky e fundit e ka dhunuar sistematikisht, si fizikisht, ashtu edhe psikoligjikisht, ndërsa tani ajo rrezikon dënim për shkak se ka marrë me vete dy vajzat e mitura pa një prokurë nga babai i tyre.
"Ai po mohon shumë gjëra. Po mohon dhunë ndaj fëmijëve, dhunë ndaj meje. I kam hasur të gjitha dhunat, psikologjike dhe fizike. I kam thënë më merr në Greqi, i jam lutur gjithmonë. Kam marrë rrugën. I thashë babait tim që po shkoj te burri im. Më ka thënë nuk ke punë me mua. E kam marrë në telefon duke qarë. I ka thënë vajzës babai nuk të mban më, se e ke nënën. Preva biletën dhe shkova në Francë, jam në azil dhe kam kërkuar mbrojtje. I kam marrë fëmijët me prokurën e atij, ai më ka thënë nuk i dua fëmijët. Kur një baba moohon fëmijët e tij çfarë pret. Ika se nuk kam parë zgjidhje tjetër. Nuk kam marrë asnjë lek nga ai. Vajza e madhe nuk e do babain. Ajo është me psikolog. I kam thënë vajzës t'i flasë në telefon por nuk do. Nuk kam më asgjë për t'i thënë ai më ka shkatërruar jetën. Për fëmijët le të vendosë ligjin", shprehet ajo.
Lulzimi nga ana tjetër thotë se marrëdhënia bashkëshortore ishte mjaft e mirë, derisa ai zbuloi tradhtinë e gruas. Ai thotë se nuk do i japë divorcin Shkurtes nëse ajo nuk e lë të takojë fëmijët.
"Bashkëshortja ime ka ikur pa pyetur. Mua nuk më ka marrë në telefon. Nga ana e saj kërkoj të më kthejë fëmijët. Unë dua fëmijët të më kthehen sa më shpejt. Unë dua fëmijët, ndryshe divorcin nuk ia jap", u shpreh Lulzimi.
Shkurte dhe Lulzim Vejzi u martuan në vitin 2013. Për të siguruar të ardhurat për familjen Lulzimi punonte në Greqi, ndërsa bashkëshortja dhe vajzat jetonin në Ndroq të Tiranës, sëbashku me prindërit e Lulzimit. Marrëdhënia bashkëshortore ishte mjaft e mirë, derisa Lulzimi zbulon tradhëtinë e gruas, por për hir të fëmijëve ai e fal. Pas tradhtisë bashkëshortja, premton se nuk do të përsëritej, por nuk ndodhi kështu. Lulëzimi sërisht zbulon se 25-vjeçarja e tradhtonte dhe përsëri e fal.