Dalin PAMJET pas rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut! Nëna e Vanjës thyen heshtje: Jeta ime është kthyer në ferr

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe prokuroria zbuluan më shumë detaje tronditëse për vrasjen e tmerrshme të vogëlushes Vanja Gjorçevska dhe Pançet Zhezovski, të cilat tronditën vendin dhe rajonin.

Tashmë dihet se të dyshuarit e kapën 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska në hyrje të shkollës. E kanë lidhur dhe e kanë futur në një çantë dhe më pas janë larguar me veturën “Citroen” të cilën e kishin vjedhur më parë nga Pançet Zhezovsko.

Siç tha Oliver Spasovski, ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut, i dyshuari kryesor Ljupço Palevski-Palco ka marrë informacione për lëvizjet e vajzës së mitur direkt nga babai i saj Aleksandar, i cili po ashtu është në paraburgim bashkë me të dyshuarit e tjerë.

"Glamour.mk" shton pyetjen nëse babai e dinte që motra e Vanjës do të shkonte vetëm në shkollë, kështu që këtë ia ka përcjellë të dyshuarit të parë dhe më pas ka organizuar pjesën tjetër të grupit për të përfituar nga momenti kur ajo ishte vetëm. Por mbeti e paqartë, nëse të dyshuarit kishin për qëllim rrëmbimin e motrës së Vanyas, me të cilën ajo shkon në shkollë.

Siç ka treguar më parë nëna për mediat, Vanja atë ditë ka shkuar e vetme në shkollë për shkak se motra e saj ka munguar në orën e parë. Nga informacionet që ka dhënë për “Slobodna Pechat”, ndërkohë që policia ishte ende në kërkim të vajzës së saj, mësohet se ajo dhe motra e saj zakonisht shkojnë në shkollë bashkë, por ajo humbi orën e parë dhe qëndroi në shtëpi, ndërsa Vanja shkoi vetëm.

Glamur.mk shkruan se pikërisht këto informacione tregojnë se rrëmbyesit kishin planifikuar gjithçka paraprakisht.

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë në Maqedoninë e Veriut, Vanja Gjorçevska, ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë në familjen e tyre. Ajo pretendon se me babain e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij. 

Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr", tha nëna e 14-vjeçares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Nëna e Vanjës thyen heshtjen për vrasjen makabër të së bijës: Jeta ime është kthyer në ferr

1701959070_zor.jpg

Zorica Gjorçevska dhe Vanja Gjorçevska

Zorica Gjorçevska, nëna e vajzës së vrarë në Maqedoninë e Veriut, Vanja Gjorçevska, ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë në familjen e tyre. Ajo pretendon se me babain e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij. 

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna. 

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë.

Ora 08:59
VIDEO/ Publikohen pamjet e makinës me të cilën u rrëmbye 14-vjeçarja

Portali Portaliks ka siguruar një video nga kamerat e vëzhgimit ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gorçevska (Gjorçevska) pas rrëmbimit të saj.

Siç thuhet, videot tregojnë se kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar rreth orës 07:55, ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Kamera, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas Citroen i vjedhur.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja