TIRANË- Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, të akuzuar për përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Bezhdili i shpëton kështu burgimit përjetë, dënim i dhënë ndaj tij nga 2 shkallët e GJKKO-së. Bexhdili, i cili punonte si kopshtar në kompleksin turistik “Golden Resort”, në Shijak, u akuzua për përfshirjen në ngjarjen e rëndë të 17 janarit 2020, kur Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës.
Më herët, Gjykata e Lartë e kishte kthyer çështjen për rigjykim në Apel me një trupë tjetër gjykuese, e cila la në fuqi dënimin e përjetshëm. Në seancën e mbajtur një vit më parë, prokurorja Elida Kaçkini kërkoi të mbetej në fuqi burgimi i përjetshëm, duke argumentuar se komunikimet në Sky ECC provonin përfshirjen e Bexhdilit në grupin kriminal. Prokurori Behar Dibra kërkoi 20 vjet burg, duke thënë se Bexhdili është gjendur në atë situatë pasi ishte punonjës i kompleksit ku dyshohet se u vra Prenga dhe se ishte urdhëruar të fshihte trupin.
Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. U dërgua në kompleksin “Golden” ku dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, por ende nuk është gjetur. Sipas SPAK rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një sasi kokaine në Britaninë e Madhe.
Urdhri për rrëmbimin e Prengës dyshohet se është dhënë nga Dritan Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi, organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Geshtenja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan Rexhepi e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati. Ai është dënuar me burg përjetë në mungesë.
-
E paskan marrë një dore te mire, besoj nga ai qe bleu kompleksin
Përgjigju








Komente
Komento