Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, pas 1 viti pezullim, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'
Jan Prenga dhe Altin Hajri
Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në mungese për Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’ i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020. Këtë të mërkurë SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku akuzohet për rrëmbim mbajtën peng me pasojë vdekjen.
Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha. Ky i fundit ka prentenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe dhe nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as ne zhdukjen e trupit të Prengës.
Po ashtu mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i gjykatës së lartë që prishi vendimin me burg për jete për kopshtarin e Golden Resort. Po ashtu gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë që kanë lidhje të afërt me Altin Hajrin.
Ky i fundit ka edhe një mase tjetër sigurie për dosjen e ish- deputetit socialist Jurgis Cyrbja. Gjykata i ka caktuar në mungesë masën arrest në burg, pasi është provuar se komunikonte në aplikacionin Skyecc për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili. Ai u ekzekutua me urdhër nga 'kokat e bandës', për shkak të një sasie kokaine, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Fotoja me Veliajn ‘djeg’ gjyqtarin! Kandidatët për në SPAK kërkojnë të rishikohet ligji për institucionet e posaçme
23 Mars, 21:30
-
Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Spartak Ngjela: Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s'kuptojnë që nga viti 1992!
22 Mars, 20:03
-
Rexhep Uka rikthehet në skenën politike përkrah Lulzim Bashës: Kujdes nga riciklimi! Ka një shpresë, që quhet SPAK
22 Mars, 14:53
-
Basha në Fier, prezanton kandidatët: Koalicioni Euroatlantik krah SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit
22 Mars, 14:21
-
Del parashikimi i Belo Këlliçit, vjen nga Uashingtoni lajmi i ‘mirë’ që prisnim për Berishën në mes të marsit
21 Mars, 20:21
-
DASH publikon raportin e ri për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve: Grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare
21 Mars, 19:52
-
Raporti i ri i DASH fundos Sali Berishën: Inkriminimi i ish-kryeministrit, sukses i SPAK! I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen! Stafi i Trump nuk harron as shpalljen ‘non grata’
21 Mars, 18:18
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08