Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Ramabaja: Ka qenë i koordinuar ndërmjet Vuçiçit dhe drejtuesit italian të KFOR-it! Kollçaku: Jemi në krah të qeverisë së Kurtit

Drejtor i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikën në Kosovë, Sadri Ramabaja thotë se gjendja në veri të Kosovës është agravuar drejt një shpëthimi të luftës nëse nuk reagon sa më shpejt diplomacia perëndimore. Në një intervistë në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ramabaja deklaroi se rrëmbimi ka qenë i koordinuar ndërmjet Aleksandër Vuçiç dhe gjeneralit italian të KFORI-it Angelo Michele Ristuccia.

‘Gjendja ka agravuar drejt një shpërthimi të luftës, nëse diplomacia perëndimore nuk reagon shpejt dhe nuk toleron Serbinë. Kemi ushqyer iluzionin e Beogradit se ka rikthyer ‘de facto’ veriuN. Situata ka ndryshuar meqë pas 14 shkurtit të vitit 2021 në krye të qeverisë së Kosovës ka ardhur një stabilishment i ri. Vuçiç ka një gjuhë tipike ‘gebelsiane’. Ka përforcuar këtë gjuhë dhe e gënjen mendja se mund të tallet me diplomacinë perëndimore dhe KFOR-in. Unë mendoj se rrëmbimi ka qenë i koordinuar me Vuçiç dhe gjeneralit italian. Toleranca që shpërfaqi KFOR-i italian dhe hungarez në 29 maj... po ashtu dhe rrëmbimit të oficerëve tanë në territorin e Kosovës, flet qartë se kemi të bëjmë me një kurth që iu përgatit Kosovës. Nëse nuk do të reagonin shpejt KFOR-i amerikan dhe anglez mund të përsëritej tragjedia e Bosnjë, si masakra në Srbrenicë. Në këtë pikë gjuha nuk do të duhej të përzgjedhej, por duhej të ishte e ashpër.’- tha Ramabaja.

Ndërkohë deputeti Bardhyl Kollçaku, u shpreh se Kosova duhet të koordinohet me partnerët strategjikë në mënyrë që mos të tensionohet situata. Kollçaku bëri thirrje që efektivët të kthehen sa më parë në shtëpi.

‘Çdo mënyrë formë strategjie e çdo taktike që mund të na çojë tek arritja e qëllimit që i vëmë synim vetes është që të ketë kufij të sigurtë dhe të ushtrohet legjitimiteti në të gjithë territorin e saj. Ne jemi në këtë moment që duhet ti japim mbështetje të pakufishme qeverisë së Kosovë e komunitetit ndërkombëtar për zgjedhjen e kësaj situatë. Nëse duam me thirrje folklorike të rrëmbejmë armët këto janë të kapërcyera është moment i dialogut. Duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të mbështesim qeverinë e Kurtit.Çdo kontribut në zgjidhjen e kësaj situate është mirëpritur. Nuk duhet të anatemohen dhe as të paragjykohen por të gjykohen. Nuk duhet ti paragjykojmë ti përdorim për qëllime të vogla politike.’- tha Kollçaku.

Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun.  Pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti e quan rastin agresion ndaj Kosovës dhe hakmarrje ndaj policisë, e cila po lufton krimin në veri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • viktor: 15/06/2023 21:02

    Ku e keni gjetur kete idjotin KALLCUKU, ky eshte k*r komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç