Rrëmbimi i 28 vjeçarit Klajdi Gjeçi dy ditë më parë në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, ka pasur fillesën nga një keqkuptim. Këtë e kanë deklaruar dy të ndaluarit nga policia, Klejdi Yzeiraj dhe Martin Seferi. Konflikti ka lindur si pasojë e gërvishtjes së makinës që i përkiste të ndaluarve. Sipas tyre një automjet tip Peugeot kishte gërvishtur makinën BMW dhe se gjatë kërkimit të përgjegjësit ishin ngatërruar me automjetin që drejtonte Gjeçi, por se pas ballafaqimit rezultoi se nuk ishte ai personi që kishte kryer dëmin.
Për këtë ngjarje, policia arrestoi në flagrancë Klejdi Yzeirajn pronar i bar restorant Twist në Qesarakë, Martin Seferin, pronari një furre buke, si dhe shpalli në kërkim vëllain e Klejdi Yzeirajt, Erald Yzeirajn.
Pavarësisht dyshimeve të policisë për rrëmbim dhe heqje të paligjshme të lirisë së Gjeçit, palët kanë pretenduar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.
Sipas pretendimeve të palëve Erald Yzeiraj dhe një person tjetër i ngjashëm me Klajdi Gjeçin, kanë debatuar mes tyre për shkak të gërvishtjes së dy veturave, asaj BMW X6 me targa AA 777, me të cilën udhëtonte Yzeiraj dhe një “Pezho”, e ngjashme me atë me të cilën udhëtonte Klajdi Gjeçi.
Pas kësaj dy personat kanë debatuar pranë lokalit të vëllezërve Yzeiraj në Qesarakë, ndërsa personi i ngjashëm me Gjeçin, u largua drejt Tiranës.
Ngjarjen Erald Yzeiraj, ia tregoi vëllait të tij, Keljdi Yzeriajt.
Më pas ata vendosën të gjejnë e të sqarohen me personin në fjalë.
Pas ndalimit, në polici Yzeiraj, Seferi, dhe i dëmtuari Gjeçi, pohuan se gjithçka qe një keqkuptim.
Sipas tyre Gjeçi kishte hipur në BMË-në e autorëve, me dëshirën e tij, për kundër dyshimeve se atë kishin marrë me dhunë.
Palët i pohuan hetuesve se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se pas ballafaqimit mes vëllezërve Yzeiraj dhe Gjeçit, ishte konfirmuar se i “dyshuari i i rrëmbyer” nuk ishte ai me të cilin Eraldi, kishte debatuar për gërvishtjen e veturës.
Të njëjtin pretendim ka pohuar edhe Gjeçi për hetuesit.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, ndërsa dy vëllezërit Yzeiraj, një prej të cilëve tashmë në kërkim si dhe miku i tyre Martin Seferi pritet të akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë së personit.

(Momenti i arrestimit të Klejdi Yzeiri)
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes në rrugën e Dibrës pranë ish- farmacisë nr.10, në kryeqytet. Pas fërkimit të mjeteve, Yzeiraj dhe Seferi, ndaluan mjetet mes tyre dolën nga mjeti i tyre dhe i drejtuan automjetit tip të Gjeçit, ku edhe e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

Më pas ata e morën drejt veturës së tyre duke e futur me dhunë. Fillimisht Policia identifikoi pjesërisht targën e makinës X6 si AA777 ndërkohë që mungonin 2 germat e fundit të saj.
Tre personat rrëmbyen Gjeçin dhe janë larguar në drejtim të malit të Dajtit. Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka angazhuar forcat e policisë në terren, duke ngritur postblloqe përgjatë rrugës në drejtim të Malit të Dajtit.
Rreth tre orë pas pengmarrjes forcat “Shqiponja” kanë arritur të lirojnë Gjeçin i cili është marrë në pyetje nga blutë e kryeqytetit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vendimet, ja si u lirua dy herë nga gjykata, Klajdi Gjeçi