Goditet një tjetër rrjet trafikantesh droge. Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Pas një hetimi disa javorësh policia në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar në Lezhë kanë marrë informacione të mjaftueshëm se 6 personat ishin të përfshirë në një rrjet kriminal.
Ndërkohë sot, policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Rrënja e Zezë" ku kanë bërë të mundur arrestimin e Pjetër Nikolli, 53 vjeç, Ndok Nikolli, 50 vjeç, Viktor Nikolli, 42 vjeç si dhe Radoin Jaku, 20 vjeç ndërsa kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit Astrit Nikolli, 29 vjeç dhe Ilir Nikolli, 26 vjeç të gjithë banues në Mirditë.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre dhe në automjetet e tyre policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 1 kg kanabis sativa si dhe disa mjete policore si dhe mjete të përpunimit të kanabisit. Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe municioneve ushtarake.
Policia ka sekuestruar:
1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa
2 arme zjarri automatik
2 krehera fishekesh
1 armë e ftohtë bajonetë
1 automjet
2 aparate celulare
5 radio transmetuese
2 peshore elektronike
2 palë dylbi
1 shkop bejsbolli
17 mjete të tjera prerëse, gërshëre te formave e madhësive të ndryshme.

(Sendet e sekuestruara nga policia)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com