Rrëqebulli në zhdukje, vritet
në Pukë një nga 6 të mbeturit

Në malin e Munellës në rrethin e Pukës është gjetur një kelysh Rreqebulli i vrarë.

Shqetësimin për vrasjen e tij e ka dhënë Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit natyror në Shqipëri, e cila prej vitesh investon në Malin e Munellës për ruajtjen e kafshës së rralle. 

Vrasja kësaj kafshe të rrallë ka tronditur ambientalistët nisur nga fakti se në malin e Munëllës dyshohet të jenë 4 - 6 kafshë të tilla nga i cili në të gjithë Ballkanin mendohet të jenë edhe vetëm 40 të tillë.
 

rreqebul


Gjuetia e tyre përbën një rrezik serioz për zhdukjen e kësaj specie.
 
Sipas Specialisteve të Mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit Natyror në Shqipëri, ky rast është një apel për marrjen e masave të menjëhershme nga Inspektoriati i pyjeve për monitorimin e Malit të Munellës, si dhe të rritet sensibilizimi i banorëve të zonës për ruajtjen e kafshës në zhdukje.
 
Autori i vrasjes së rrëqebullit është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrarë atë me gurë, pa e ditur se çfarë kafshe ishte.
 
Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969.

Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve