PUKE-Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, rruga e vjetër nacionale, Rrëshen-Fushë Arrëz, iu shërben të paktën 20 fshatrave për tu lidhur me zonat urbanë është amortizuar pothuajse plotësisht. Në disa pjesë të rrugës asfalti është shembur, duke rrezikuar rënien e automjeteve në gremina.
“Këtu edhe pak e nuk quhet rrugë. Sidomos nga Gjegjani në Fushë-Arrëz rruga është tej mase e prishur. Kjo as rrugë bagëtish nuk mund të quhet. Është e domosdoshmë të ndërhyhet, thonë drejtuesit e automjeteve për TV A1 Report, duke dëshmuar se rruga "ka më shumë se një vit në këtë gjendje".
“Ka nje vit e gjysmë që është e prishur. E rrezikshme është. Frikë kemi se normalisht, kur bie borë është shumë e rrëzikshme, është e pakalueshme, nuk kuptohet se ku është rruga.”-shprehet një tjetër banor.
Autoriteti i rrugëve për zonën e veriut nuk ka kryer asnjë investim në këtë aks, prej vitesh, ndonëse ky shqetësim është ngritur disa herë nga komuna Gjegjan. Aksi nacional Mirditë-Fushë Arrëz ju shërben të paktën 20 fshatrave për tu lidhur me zonat urbane.

(Në foto: Aksi Rrëshen-Fushë Arrëz, një pjesë e rrugës e plotësisht e amortizuar)

(Në foto: Rrëshen-Fushë Arrëz është amortizuar plotësish)
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com