SHBA - Shirat e dendura të ditëve të fundit në SHBA kanë shkaktuar një rrëshqitje dheu në Baltimorë.
Siç mund të shihet edhe në video, një pjesë e rrugës me makina të parkuara është shkëputur duke përfunduar në lumin poshtë saj.
Dhjetëra njerëz të mbledhur filluan të bërtasin me të madhe nga skena që po shihnin.
Uji i lumit mund të shihet ndërsa ngrihet me forcë lart nga makinat dhe toka që rranë në të. Fatmirësisht asnjë nuk u plagos gjatë incidentit.
Departamenti i zjarrfikëses së Baltimorës lajmëroi ndërprerjen e lëvizjes së metrove pranë vendit të ngjarjes.
Në ditët në vazhdim do të kryhet dhe analizimi i pjesës së mbetur të rrugës për të kuptuar nëse ka ende rrezik shembjeje.
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO