Operacionet e shpëtimit për gjashtë personat e zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Zelandën e Re janë ndërprerë.
"Tragjikisht, tani është e qartë se nuk do të jemi në gjendje t'i kthejmë të gjallë në shtëpi", tha Mbikëqyrësi i Policisë Tim Anderson.
Dy adoleshentë janë midis atyre që mbeten të zhdukur.
"Ky është një lajm i hidhur për familjet dhe dhjetëra njerëz që kanë punuar ditë e natë, duke shpresuar për një rezultat pozitiv", theksoi Anderson.
Nga rrëshqitjet e dherave mbetën të vdekur dy persona, një e moshuar dhe nipi i saj e gjashtë të tjerë janë zhdukur.
Shira të rrëmbyeshëm kanë rënë në Zelandën e Re për ditë të tëra, ndërsa parashikohet mot më i lagësht për zonën gjatë fundjavës.
Kryeministri Christopher Luxon vizitoi vendin të premten. Ai tha se ishte "frymëzuese" të shihte mbështetjen e komunitetit, ndërsa vendasit ndihmuan në pastrimin e mbeturinave në zonat e goditura nga përmbytjet.
Mali Maunganui është një vend i shenjtë ku qëndron populli maori, grupi i dytë etnik më i madh në Zelandën e Re dhe një nga kampingjet më të njohura në vend. Zona është goditur vazhdimisht nga rrëshqitjet e dheut vitet e fundit.
Komente









