Rreth 100 të burgosur në burgun e Reçit, pre dy ditësh ndodhen në grevë urie.

Mësohet se ata kanë refuzuar ushqimin për shkak të moslejimit të familjarëve dhe pezullimit të lejeve të posaçme që jepen për të burgosurit. Ata kërkojnë me ngulm rikthimin e asaj që u hoq gjatë periudhës së pandemisë. Drejtuesit e burgut të Reçit shprehen se këto janë masa të përcaktuara qartë nga Ministria e Drejtësisë dhe vetëm ky institucion mund të rikthejë atë çfarë kërkojnë të burgosurit. 

Të burgosit kërkojnë rikthimin e takimeve me familjarët e tyre si përpara pandemisë, largimin e drejtorit të Burgjeve, mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg. Sipas tyre nuk janë ata fajtorë, por ato që fusin celularët në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Disa kërkesat e të burgosurve
Largimin e drejtorit të burgut
Uljen e tarifave të telefonit fiks
Të mos dënohen për mbajtjen e celularëve, por ato që i fusin në burg
Të shtohen takimet me familjarët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Të dënuarit në burgun e Reçit në grevë urie/ Zbardhen kërkesat: Nga largimi i drejtorit, te mos dënimi për mbajtjen e celularëve

Gazetari i Report TV, Elton Qyno ka zbardhur disa nga kërkesat e të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët prej disa ditësh janë në grevë urie. I ftuar në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv, Qyno është shprehur se të burgosit kërkojnë rikthimin e takimeve me familjarët e tyre si përpara pandemisë, largimin e drejtorit të Burgjeve, mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg. Sipas tyre nuk janë ata fajtorë, por ato që fusin celularët në ambientet e vuajtjes së dënimit.

"Kemi emra që kanë një background kriminal. Kanë dalë me 15 pika (unë vetëm disa pika kam). Disa nga këto pika është ulja e tarifës së telefonit fiks. I lejohet vetëm një herë në ditë me familjarët. Në gjykimin e tyre janë të shtrenjta. Kërkojnë largimin e drejtorit.  Mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg, ata kërkojnë që të dënohet telefonat që i fusin në burg, pasi ata janë mbajtës. Të shtohet numri i takimeve me anëtarët e familjes, pasi sipas tyre edhe pse situata është jo normale, kërkojnë më shumë takime edhe me avokatin", tha Qyno.