Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e 4-t Vlorë - Mbrostar - Përmet, 185 km e gjatë, nuk ka mundur të përfundojë.
Stuhia e dendur e shiut dhe breshërit, por edhe rrufetë e shumta shkaktuan ndërprerjen e garës në Memaliaj. Çiklistët lënë biçikletat dhe gjejnë strehim nëpër makinat e skuadrave dhe të komisarëve dhe stafit shoqërues.
Kryekomisari izraelit vendos më pas ndërprerjen zyrtarisht të garës pas afro 130 km, për shkak të kushteve të skajshme të motit. Etapa e 4-t shpallet e pavlefshme dhe mbetet në fuqi renditja e etapës së 3-të.
Etapa e fundit, përtej ndonjë ndryshimi për të plotësuar programin e plotë të Turit të 80-të të Shqipërisë, është Përmet – Fier, që ul dhe siparin e Rrethit çiklistik në vend.