Rreze dielli, 4 pjata sallatrash
nga Fjodora Fjora e zonja Tefta
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report.
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report. Fjodora Fjora gazetarja simpatike ishte sot e pranishme në kuzhinë për të përgatitur së bashku me Anjeza Majën dhe zonjën Tefta pjatën e saj të sallatës.
Pjatat e përgatitura ishin sa origjinale aq edhe të shijshme por dhe të larmishme në ngjyra, për ta bërë edhe më të bukur tavolinën e mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Fjodora përgatit një pjatë sallate me rukola, spinaq, avokado, arra, mollë dhe rrush të thatë të mariuar me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Një tjetër pjatë sallate e veçantë ishtë dhe ajo e përgatitur me finok, portokall, limon, dhe ullinj dhe hurma arabie. Më pas pjata u spërkat me një sos të përgatitur me lëngun e limonit dhe lëngun e portokallit.
Pjata tjetër ishte me djathra të shumëllojshme, të zbukuara me arra, dhe brusketat me pate dhe djathë kaçkavall të grirë.
Apo ajo me lakër të bardhë, lakër të kuqe, karrotë, sallatë jeshile dhe domate të vogla.
Rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” pati dhe emocione, madje dhe përlotje nga zonja Tefta pasi emisioni i sotëm do të jetë i fundit që do të drejtojë së bashku me Anjezën. Pas datës 3 janar në skenë do të rikthehet Enedia Xhelili.
Me urimin “le të jetë një vit i bukur” rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” mbyll vitin 2012, për të nisur më 3 janar.
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)
59/6
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47.7%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama ndan foton familjare nga Gjermania! Bisedon me Kurtin dhe Orban, shfaqet dhe pranë Scholz (VIDEO)
14 Tetor, 12:07
-
Zgjedhjet 2025/ Berisha mesazh me 6 rregulla në whats app demokratëve: Më njoftoni kur të dilni në media për debat, nëse ka mesazh dite për ju do t’jua nis
14 Tetor, 12:03
-
Nobeli në Ekonomi, nderohen Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson
14 Tetor, 12:03
-
Qeveria ekuivalenton gradat, Ushtarakët mund të konkurrojnë për drejtorë të Policisë në Qarqe
14 Tetor, 11:46
-
U veçua nga Shqipëria/ Shkupi përgatit letër për BE-në, propozime të reja për vazhdimin e negociatave
14 Tetor, 11:46
-
Igli Tare ‘shpërthen’ ndaj Silvinjos: Nuk di më se çfarë bën
14 Tetor, 11:40
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
14 Tetor, 11:39
-
Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual
14 Tetor, 11:37
-
Lakror i çobanit nga zonja Albana
14 Tetor, 11:33
-
Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë nga zonja Albana
14 Tetor, 11:26
-
FOTOLAJM/ Samiti i procesit të Berlinit! Rama në tryezë me kancelarin Scholz dhe ministren gjermane
14 Tetor, 11:26
-
Fier/ Dhunimi i bashkëshortëve të moshuar, nusja: Nuk e di ç’e gjeti me pleqtë, s’kishin konflikte! Fqinja: Plakun e pashë të shtrirë
14 Tetor, 11:21