Rreze dielli, 4 pjata sallatrash
nga Fjodora Fjora e zonja Tefta
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report.
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report. Fjodora Fjora gazetarja simpatike ishte sot e pranishme në kuzhinë për të përgatitur së bashku me Anjeza Majën dhe zonjën Tefta pjatën e saj të sallatës.
Pjatat e përgatitura ishin sa origjinale aq edhe të shijshme por dhe të larmishme në ngjyra, për ta bërë edhe më të bukur tavolinën e mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Fjodora përgatit një pjatë sallate me rukola, spinaq, avokado, arra, mollë dhe rrush të thatë të mariuar me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Një tjetër pjatë sallate e veçantë ishtë dhe ajo e përgatitur me finok, portokall, limon, dhe ullinj dhe hurma arabie. Më pas pjata u spërkat me një sos të përgatitur me lëngun e limonit dhe lëngun e portokallit.
Pjata tjetër ishte me djathra të shumëllojshme, të zbukuara me arra, dhe brusketat me pate dhe djathë kaçkavall të grirë.
Apo ajo me lakër të bardhë, lakër të kuqe, karrotë, sallatë jeshile dhe domate të vogla.
Rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” pati dhe emocione, madje dhe përlotje nga zonja Tefta pasi emisioni i sotëm do të jetë i fundit që do të drejtojë së bashku me Anjezën. Pas datës 3 janar në skenë do të rikthehet Enedia Xhelili.
Me urimin “le të jetë një vit i bukur” rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” mbyll vitin 2012, për të nisur më 3 janar.
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)
69/6
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.8%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme
15 Tetor, 08:04
-
Media franceze ‘L’Echo Touristique’: Shqipëria, vendi mesdhetar me ambicie të mëdha në turizëm
15 Tetor, 07:56
-
Nga aplikimi te hapja e negociatave, rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së
15 Tetor, 07:45
-
Lufta kundër migracionit të paligjshëm/ Von der Leyen letër vendeve të BE: Të krijojmë qendra të ngjashme me ato të marrëveshjes Itali-Shqipëri
15 Tetor, 07:34
-
Diell dhe temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Tetor, 07:21
-
Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
15 Tetor, 07:14
-
Shqipëria hap sot negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama në Luksemburg, për Report Tv: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda 2030
15 Tetor, 07:12
-
Shmangni konfliktet me kolegët e punës...parashikimi i horoskopit për sot
15 Tetor, 07:00
-
Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë
14 Tetor, 22:51
-
Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë
14 Tetor, 22:48
-
Plagosi për vdekje 15-vjeçarin në Shkodër, Policia arreston autorin
14 Tetor, 22:47
-
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam
14 Tetor, 22:30