Atala është konkurrentja e parë vajzë që mori pjesë në rubrikën “Konkurs Kuzhine”.
Nxënësja Pinari nga e hëna deri të enjten ka ndihmuar zonjën Tefta në realizimin e recetave të ndryshme, ndërsa ditën e sotme ka përgatitur krejtësisht e vetme dy gatime të përzgjedhura rastësisht nga juria.
Nxënësja e shkollës së mesme së hoteleri-turizmit duhej të tregohej e vëmendshme për të memorizuar përbërësit e recetave dhe ti realizonte ato në një afat kohor prej 20 minutash.
Atala është treguar e kujdesshme në përgatitjen e recetave si dhe në gjetjen e elementit kurth që ndodhej në shportën e përbërësve të gatimit.
Juria e përbërë nga mësuesja e shkollë së mesme, një shef kuzhinë dhe zonja tefta në fund të programit ka vlerësuar me pikë punën e nxënëses Pinari.
Atala, e cila ka ndjekur me përpikmëri gjatë javës këshillat e zonjës Tefta ka arritur të realizojë brenda minutazhit të përcaktuar vetëm një prej recetave, ndërsa tjetra i ka mbetur e papërfunduar totalisht.
Pavarësisht kësaj juria e ka vlerësuar për punën e mirë që ka bërë nxënësja Pinari.
“Pavarësisht se Atala nuk arriti të realizojë një prej recetave brenda minutazhit të përcaktuar ne do ta vlerësojmë për punën e mirë që bëri”, tha mësuesja.
Ndërsa zonja Tefta, e cila e ka këshilluar gjatë javës u shpreh se i pëlqente shumë dekori i pjatave, pasi ishte përdorur shumë fantazi.
Në bazë të kritereve të vlerësimit Atala ka grumbulluar 61 pikë nga 66 të mundshmet, duke u vlerësuar më shumë se dy konkurentët e tjerë, Eugjeni dhe Indriti.
Në fund të programit ajo mori një çertefikatë dhe një pajisje eletroshtëpiake.
Ky konkurs do të vazdojë çdo javë me një student të ndryshëm deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.
Në fund do të shpallet dhe fituesi i këtij konkursi, i cili do të jetë studenti me më shumë pikë.
Receta e parë, Fruta me akullore
Përbërësit:
Mollë 2
Dardhë 2
Ananas 1/2
Limon 1
Sheqer pluhur 50 gr
Vanilje
Kanellë shufër
Akullore me vanilje
Gjalp 50 gr
Receta e dytë, Qofte pule me salcë patëllxhani
Përbërësit:
Fileto Pule 500 gr
Vezë 1
Bukë 2 feta
Qepë 1
Qumësht 1 gotë
Patëllxhan 1 kg
Erëza