Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum! Ju kërkoj falje se nuk e dija që e mbështesnit vetëm prej meje!

TIRANË- Me dy gishtat lart dhe brohorima, militantët e tij besnik duket se janë të vetmit që nuk braktisën Sali Berishën ndër vite. Edhe pse i 'biri i tij politik' i nguli një thikë pas shpine atij, por edhe demokratëve siç e cilësoi Berisha, lideri historik i PD-së ka vendosur të flasë me letra të hapura e duke i numëruar një e nga një gabimet dhe mashtrimet që Lulzim Basha ka bërë në  drejtimin e partisë. Ai është i qartë në hapat që do ndjekë për të hedhur poshtë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i partisë që themeloi vetë. Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe 'shpëtimi' i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.

Si rrallë herë në fjalimet në të gjithë karrierën politike, Sali Berisha ka kërkuar një ndjesë publike. Nuk e ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë se ndihet fajtor që e katapultoi Bashën në krye të PD-së, por hoqi të gjitha përgjegjësitë duke thënë se nuk e dinte që demokratët e mbështetën "birin e tij politik", vetëm prej "doktor Berishës". Këtë gjë, Berisha tha se e ka zbuluar tani së fundmi në takimet që ka zhvilluar me bazën e partisë, pas përjashtimit nga grupi, madje ka zbuluar edhe një tjetër fakt, se Basha fshihej pas emrit të tij duke thënë se "në PD vendimet i merr ende Berisha e jo ai". Një fakt të tillë, ish-kryeministri tashmë i shpallur 'Non Grata' nga SHBA, thotë se nuk është aspak i vërtetë dhe si për të forcuar këtë argument, ai sjell në vëmendje "heshtjen" që pati kur po spastrohej PD-ja nga të gjithë mbështetësit e tij, si Jozefina Topalli, Asrit Patozi, Majlinda Bregu, Bujar Nishani e me radhë.

Sot Berisha nisi turin e tij me takimet me demokratët, në një takim i cili edhe një herë shërbeu si një formë për t'i treguar Bashës se zgjodhi anën e "gabuar', atë krah SHBA-së, me vendin për ta përjashtuar. Në këtë nismë të tij të re, për të bërë tur në të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’, pati edhe mbështetjen nga ish-presidenti Bujar Nishani, Aldo Bumçi, e ndërsa Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka braktisën Lulzim Bashën në Kuvend dhe iu bashkuan ish-kryetarit të tyre. Në sy të demokratëve, ai e quajti Lulzim Bashën ish-kryetar i PD-së, një lider i thyer, që nuk e çon dot partinë në fitore, e që pavarësisht përpjekjeve që bëri për të lartësuar figurën e tij, në fund tha se rezultoi një betejë e pamundur.

Ajo që u pa sot është se Basha mund të hipë mbi makina për fjalime elektorale, të këndojë himnin zëngjirur dhe të premtojë rritjen e mirëqënies, por duket se nuk do të jetë kurrë shkrepësja që ndez demokratët, gjë që nuk e mësoi dot nga "babai i tij" politik që e ekzekutoi me një mesazh të vetëm nga zyra e tij. Përtej betejës me Ramën, duket se betejën më të vështirë Basha do e ketë me të vetët, ku referendumi i Berishës do trazojë fort ujërat në PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Berisha: Mbledhim 1500 firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për Referendum!

 

Sali Berisha ka treguar se si do të vijojë aksioni i tij.

" Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë, kjo është, nuk ka diskutim, që çfarë më thoshte një demokrat. "Doktor që kur ka ardhur ky njeri, kalon nga plaga në plagë" dhe në këtë rast t'u themi demokratëve se me këtë nuk ka fitore, do e nisja këtë lëvizje. Ai u votua, por unë do thoja këto, humbësi në fitore nuk të çon, habi derën tjetrit, të mos bëhet më ky gabim, është gabim, dhashë dorëheqjen, isha i sigurt që ju çoja fitoren, dhe në një kohë që nuk kisha asnjë probleme, besova se tjetri do ju çonte në dorëheqje", tha Berisha.

Ora 19:28
Demokrati: E dije që ai nuk dinte tabelën e shumëzimit Lulzim Basha? Berisha shkrihet së qeshuri, ja si përgjigjet

 

Një pyetje e një demokrati ka vënë në vështirësi Sali Berishën, megjithëse e kaloi me të keqe.

Demokrati: E dije që ai nuk dinte tabelën e shumëzimit Lulzim Basha

Berisha: Lapsus, ai ishte një lapsus

Ora 19:25
Bislim Ahmetaj: Ndjesa e Sali Berishës na mbush me shpresë! Bashën s'do e përjashtojmë, por do i japim punën që di të bëjë më mirë, të flerë gjumë

 

Bislim Ahmetaj tha se kërkimi i ndjesës së Sali Berishës, e mbush me shpresë e ndërsa ironizoi edhe Lulzim Bashën.

"Kjo ndjesë na mbush me shpresë dhe kurajo se ne shumë shpejt mund t'ia dalin për partinë që e themeluam në  Bashën nuk do e përjashtojmë, por do i japim punën që di të bëjë më mirë, të flejë gjysmë, 8 dhjetori duhet të jetë dita kur të mblidhet Kuvendi i PD, t'i kthejmë sovranitetin e PD", tha Ahmetaj.

Ora 19:05
Berisha tallet me fushatën e Bashës: Seç gjeti një kamionçinë dhe fliste vetëm! Kam një mesazh për anëtarët e Grupit Parlamentar dhe Këshillit Kombëtar të PD

Teksa talli fushatën e Lulzim Bashës në zgjedhjet e kaluar, të cilën e zhvilloi vetëm fare, Berisha kishte një mesazh anëtarët e Grupit Parlamentar dhe Këshillit Kombëtar të PD.

“Nuk i fitojmë zgjedhjet me të. Vetëm në një kamionçinë dilte. Tani miqtë e mi, ne jemi këtu për shpëtimin e Partisë Demokratike. Çfarë ilaçi ka, si do të shpëtojmë ne PD-në? Me norma dhe standarde, me vullnetin tuaj. Ne do të zhvillojmë foltoret e debatit në të gjithë Shqipëri për të njohur të vërtetat. Do ti japim të drejtat anëtarit tonë. Asgjë miqtë e mi nuk do të na përçajë ne.  2 fjalë do t’u them miqve të mi në grup parlamentar apo në Këshill Kombëtar.

Secili prej jush ka të drejtë të thotë Berisha të përjashtohet. Por të vetmen gjë që s’keni është të thoni që ‘u detyrua ta dhunojë statutin’. Ai që e thotë këtë nuk njeh alfën dhe omegën e kësaj partie.

Kurrë një i huaj, kushdo qoftë ai, nuk mund të të thotë shkelmo mbi forumet dhe statusin që ke”, tha Berisha.

Ora 18:52
Berisha: I kam thënë kompanisë që punonte për fitoren e PD-së se Basha është lider i thyer! Kam bërë gjithçka për të lartësuar figurën e tij! Opozitar i vetëm ishte Meta në zgjedhja

 

Sali Berisha e ka cilësuar Lulzim Bashën një lider të thyer dhe për këtë dha argumentet e tij.

"2019-21 mund ta keni venë re se kam bërë gjithçka për lartësimin e tij për të dalë fitimtarë PD, por ama kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë i kam tghënë meqë po më pyesn i, Zotëria është lider i thyer. Ata u tërhoqën, e ka thyer veten i thashë se në 2017 kur bëri listat, nxorri eksponetët e PD , i ekzekutoi politikisht me pritë, e morën vesh nga radoi se nuk janë në lista. E dyta u bë një marrëveshje. Pas javës së parë doli, Basha është djali i mirë, Ilir Meta doli i vetëm opozitar ne figuronin aleatë të Ramës, i them që i ke futur thikë militantëve të PD. Zbrotëm me rezultatin më trë dobët të PD, më të dobët se 1997. U përpoqa që të ngjitet si lider, 4 muaj para zgjedhjeve u them se nuk është ngjitur, ktheni tehun të lartësojmë partinë se nuk i fitojmë zgjedhjet me PD. Zotëritë e kishin kontratën, dhe si bëri fushatë presidenciale, vetëm me një kamioncinë dhe dilte me 19% besim te zgjedhësit", tha Berisha.

Ora 18:51
Ish-kryeministri tregon bisedën me demokratët: Doktor, nuk e kemi dashur kurrë Bashën, e kemi mbështetur prej teje! U thoshte njerëzve se vendimet s'i marr unë po Berisha!

 

Sali Berisha ka treguar se demokratët i kanë thënë se nuk e kanë dashur kurrë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur vetëm prej meje. 

"Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Takohem nga mëngjesi në darkë me demokratë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, nga të gjithë më kanë thënë "doktor ne atë nuk e kemi dashur për këto këto, por ne atë e kemi mbështetur se e mbështet doktori. Nuk e njifja këtë se i kisha mbyllur hesapet dhe doja të punoja vetëm për interesat e PD si i gjykoja unë dhe në 8 vite ju garantoj që nuk janë me gishtat e dorës që t'i promovoj, përkundrazi. Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shija njëri pas tjetrit se si largoheshin, por nuk kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetësja e tij pa kushte, s'më shkonte mendja. Kam qenë avokat vetëm i demokratëve. Unë sa herë më pyesnin gazetar, nisja ime është pa kthim, isha betuar që njëri po mbetet i dyti do jem unë, nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet e 2017 i kam thënë jep dorëheqjen në zyrën time, jo më tha. U ka thënë të tjerëve që vendimet nuk i marr unë, por Berisha. Kam bërë gjithçka që zgjedhjet të mos bojkotoheshin. Të gjitha vendimet i ka marrë vetë", tha Berisha. 

Ora 18:42
Ironia e Berishës për Lulzim Bashën: Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus! I futi thikën pas shpine PD

 

Sali Berisha këmbëngul që shpallja e tij 'Non Grata' nga SHBA-ja është bërë pa baza, e ndërsa tha se me përjashtimin e tij, Luzlim Bashai futi thikë pas shpine PD-së.

"Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus. Zoti Basha u mor me karrigen e tij. Në atë kohë. Berisha doli “non grata” me një akuzë që ajo nuk ka asnjë fakt dokument dhe argument. Akuza për shpalljen Non Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njerui që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte Non Grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Del Hashim Thaci në Prishtinw në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha, Do bënte operacion territorin e Kosovës. unë u ndodha diku me pushime, i kthehem ia kundërshtoj me argumente se kjo është zhbërja e Kosovës, ajo ishte se ishte me dosjen që ishte atje, atë dosje e kishin në dorë serbët, pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin shitur sikur me këtë projekt janë të gjithë dakord. Rama Vucic, donin të masakronin Kosovën, do e bënin Kosovën sallatë. Unë i kam thënë Hashim Thacin, më tha një nga udhëheqësit në Kosovë. Rama i thotë Thacit bëre gabim që e shpalle pa u marr vesh me mua, kërkon takim, jo s'ka takim. Pastaj këtë moment e quajtën veprimtari konspirative, dhe u futa në radhën e seksioneve që Pompeu as nuk do e pranonte kurrë, unë hodha Blinken për shpifje ndaj meje, jo për vendimin, por shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi. Basha i them kërkoj transparencë, mos u përzie, Filluan zërat në Partinë republikane, që kemi të bëjmë me hic. I bëj të qartë që unë kurrë, nuk pranoj t'i dorëzoj sovranitetin  vendit tim, mund t'i tregojë dhe them shumë gjëra, për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk me lejonin kurrë mua që të shkonte ndërmend që të cedoja pa marrëveshje dhe Kushtetutë, kurrë, do ishte turpi më i madh që do i liaj vetes dhe unë do jem në parlament, pa asnjë lloj diskutimi. shumë gjëra i keni dëgjuar, por po shkojmë te fundit, Lulzim Basha në një akt të pashembullnë historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD", tha Berisha.

Ora 18:28
Berisha: Në 25 prill vetëm 1/5 e demokratëve votuan PD për Lulzim Bashën, në ndryshim nga PS-ja! Humbe 2 herë, 2 herë duhet të ikësh

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të PD-së.

" PD në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj, kur nuk ka qenë në këtë gjendje, ka 8 vjet që ka humbur cdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur cdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del Zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD. PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat EdI Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s'mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s'do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. hymbye dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karriken e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagantë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013", tha Berisha.

 

Ora 18:14
Berisha në takim me demokratët: Kjo është përpjekja më e madhe për një PD më të fortë e të sigurt për të ardhmen

 

Në mbledhjen e parë me demokratët, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar. Ai ka hedhur edhe akuza në drejtim të Edi Ramës.

"Një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, e më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se cdo kohë tjetër për vendin, sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar, një ganster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtein e parë dhe të vetmin në Europë, sot është ditë jo fatkeqësie por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeminisër i vendit, pasi në 8 vite ka mjeruar, varfëruar shqiptarët", tha ndër të tjera Berisha.

Ora 18:05
Mbërrin Sali Berisha te 'Rogner'! Duartrokitet nga demokratët: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

 

Mbërrin Sali Berisha te 'Rogner'. Duartrokitet nga demokratët. Ato e kanë thirrur "O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do". 

Ora 17:50
Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Klevis Balliu në takimin e Berishës te 'Rogner'

 

Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Klevis Balliu në takimin e Sali Berishës.

Ora 10:45
Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Nishani, i bashkohet Berishës në 'luftën' kundër Bashës: Partia jo më peng i regjimit të majtë

Bujar Nishani, ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i është bashkuar Sali Berishës në aksioni e tij kundër Bashës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nishani konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e sotëm të Berishës me anëtarët e PD-së në Tiranë.

Teksa Berisha ngre akuzat për një marrëveshje Rama-Basha, Nishani shkruan se do të luftojnë për një PD të bashkuar dhe se nuk do të lejojnë që ajo të mbetet peng i regjimit të majtë.

"Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese! Jo më PD, Peng i regjimit të korruptuar majtist", shkruan Nishani. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • plehrat: 17/09/2021 12:22

    Kush e perkrah Kete kriminel e vemje te ndyre. Jane te gjithe horrat e maskarenjte... Shihini ne fytyra se ç'surreter jane, plehra e llumi i shoqerise shqiptare. Ky supermaskarai sb eshte si ato letrat me zamk qe kane qene per te kapur mizat... Rreth tij vine e ngjiten te gjithe bashibozuket e halet e te gjithe vendit. Keta quhen dhe jane me plot gojen "KOSHI I PLEHRAVE I SHQIPERISE".

    Përgjigju
  • Gezim Sina: 17/09/2021 05:29

    Roft I Pa Besi Baba Berisha.

    Përgjigju
  • Iris: 16/09/2021 23:31

    Adhuruesit (Vullnetaret e Enver- Sales) po perpiqen te rivendosin bustin (kufomen e tij politike) mbi piedestalin e PD.

    Përgjigju
  • vilson: 16/09/2021 17:27

    KETU DUHET TE NDAHEN SHPELLARET NGA QYTETARET, SALISTET ENVERIST NGA DEMOKRATET E VERTETE.... E ARDHMJA E SHQIPERISE ESHTE AMERIKA... RUAJNA ZOT NGA INJORANCA....

    Përgjigju
  • Vicidoli: 16/09/2021 17:09

    Nga Rogneri ku po perpelitet do te perfundoje tek 313-ta bashke me banditet dhe kriminelet qe e shoqerojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij

10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij