Rreze Dielli, Eno Muskaj përfundon
aventurën e gatimit
Nxënësi Eno Muskaj ka përfunduar garën e gatimit në emisionin Rreze Dielli. Eno ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta nga e hëna deri të enjten, ndërsa ditën e sotme ka realizuar dy recetat
Ka përfunduar aventura e gatimit për nxënësin Eno Muskaj në emisionin “Rreze Dielli”.
Eno është konkurenti i katërt që mori pjesë në garën një javore të gatimit.
Nxënësi Muskaj nga e hëna deri të enjten ka vëzhguar zonjën Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ndryshme, ndërsa sot ai ka përgatitur krejtësisht i vetëm dy gatimet e përzgjedhura nga juria.
Eno, i cili ka patur një komunikim të lirshëm dhe spontan gjatë gjithë javës është treguar mjaft i kujdesshëm në realizimin e gatimeve.
Ai ja ka dalë me sukses të realizojë dy recetat brenda afatit kohor prej 20 minutash edhe pse nuk ka arritur të pikasë elementin kurth në shportën e ushqimeve.
Juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta në fund të programit kanë vlerësuar me pikë punën e tij bazuar në kriteret e vlerësimit.
Për shkak se Eno e përzgjodhi elementin kurth u penalizua me 20 pikë minus në vlerësim.
Pavarësisht kësaj juria e ka komplimentuar nëxënësin e shkollës së Hoteleri-turizmit për punën e bërë.
“Më pëlqen kombinimi i përbërësëve sepse shija është mjaft e mirë, gjithashtu dhe pamja e gatimeve”, është shprehur shefi i kuzhinës Bledi.
Gjithashtu mësuesja Ilirjana dhe zonja Tefta janë shprehur pozitivisht për kujdesin që ka treguar Eno në përgatitjen e recetave.
Nxënësi Muskaj ka arritur të mbledhë 60 pikë në total, por 40 prej tyre janë të vlefshme pasi ai është penalizuar për elementin kurth me 20 pikë.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një nxënës të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti me më shumë pikë.
Receta e parë, Mollë me bukë të thekur Përbërësit:Mollë të gjelbërta 3 kokrra
Limon 2 kokrra
Lëng molle 100 ml
Lëng vishnje 100 ml
Niseshte 2 lugë gjelle
Lëng shege 50 ml
Bukë e thekur 150 gr
Gjalp 100 gr
Sheqer 70 gr
Kanellë 1 lugë kafeje
Vanilje
Pana Ëmbëlsirë 350 gr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
14/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit
9 Tetor, 22:01
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, probleme nga vërshimi i përrenjve në zonën e Zadrimës
9 Tetor, 21:53
-
EKSKLUZIVE/ Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Ishte duke ecur, makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
9 Tetor, 21:32
-
Çaji jeshil, 6 përfitime të rëndësishme që ka për shëndetin tonë
9 Tetor, 21:21
-
Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin! Vendimi duhet të ishte marrë më parë
9 Tetor, 21:18
-
Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'
9 Tetor, 21:06
-
Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës
9 Tetor, 20:40
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda dhe detajet e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 20:22
-
Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!
9 Tetor, 20:17
-
Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?
9 Tetor, 20:14
-
Aksident në Korçë/ Drejtuesi humbet kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me murin, përfundon në spital
9 Tetor, 20:12